in

Sot urojme per ditelindjen Arian Xhumbën, legjenden e Luftetarit, qe 48 here ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare

Sot urojme per ditelindjen Arian Xhumben, legjenden e futbollt gjirokastrit, ish-qendermbrojtësi i Kombëtares.

Arian Xhumba i dha emer e lavdi Luftetarit dhe ka nderuar ekipin tone kombetar ne ndeshje nderkombetare

Ja karriera e Arjan Xhumbës përveç 48 herë që ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare:

1987–1992 : Albania KS Luftetari Gjirokaster
1992–1994 : Greece PAS Giannina
1994–1997 : Greece AO Kalamata
1997–1998 : Greece Iraklis F.C.
1998–1999 : Cyprus Enosis Neon Paralimni
1999–2004 : Greece PAS Giannina
2004–2005 : Greece Messiniakos F.C.

Aktiv, me emer ne futbollin shqiptar dhe jo vetem,ka shkelqyer me cdo ekip qe ka luajtur.

Lidhur me aktivitetin e tij futbollistik jashte Gjirokastres, ne nje interviste ne TV Arian Xhumba eshte shprehur:

“Në vitin 1991 shkova në Janinë. E dija gjuhën greke dhe iu kërkova një palë këpucë sportive. Më pyetën: ‘Kush je?’. ‘Dua të luaj futboll i thashë’. Fillova provën te Janina, edhe pse kisha dy ditë pa ngrënë, e mbaja veten me sheqer. Pas një muaji më ofruan kontratë. Por, iu thashë drejtuesve të Janinës: ‘Vitin e parë do luaj pa asnjë lek për Janinën. Vetëm më jepni një vend ku të fle dhe për të ngrënë, por pas një viti, dua të më jepni kartën. “Jo”, më thanë. Dua ta nxjerr te fakti se sot, ende pa nisur të luajnë futboll me një ekip, futbollistët kërkojnë direkt të dinë sa do fitojnë, sepse është bërë biznes”.

Me jete te pasur sportive Arian Xhumba ka lene mbresa te pashlyera ne kujtimet e sportdashesve qe e kane dashur dhe e duan dhe sot i urojne ditelindjen.

Arian Xhumba ta gezosh Ditelindjen! Jete te gjate dhe te lumtur!

What do you think?

Written by Admini

Domate si te Gjirokastres ne Boston te Amerikes

12 vjet më parë, Berati u pranua në listën e trashëgimisë botërore, ja si ka ndryshuar…