Me Qirjakon kemi vite pa u pare. Ne sistemin e pare edhe takoheshin ne kete te dytin u takuam vetem ne fb disa vite perpara, ai ne Amerike, dhe une ne Gjirokaster.
Fb na ka bashkuar sot perseri. Faleminderit qe na kujton ditelindjet.Nje urim qe me del nga zemra.
Qirjakon e kam uruar per cdo vit por sot ky urim ka nje lidhje te vecante. Nuk eshte si i viteve te tjera. Eshte vit “jubilar” per Qirjakon ( Jack ) Ai mbush sot plot 70 vjec dhe une i uroj atij dhe familjes se tij:
Gezuar 70 Vjetorin e lindjes ! Jete te Gjate e te Lumtur!
Qirjakua ka lindur ne lagjen Varrosh te Gjirokastres me prinder te urte dhe paqesore.
U shkollua ne Gjirokaster dhe inxhinier u be ne Tirane, po vite te shumta pas universitetit i ka kaluar ne Sarande dhe ne 1973 transferohet ne Tirane.
Ne Sarande ka dhe sot vellane Pandeli Lulen qe njihet nga te gjithe per profesionin e gjeologut qe ka ushtruar me detyra ne minieren e dikurshme te kripes ne Dhrovjan dhe qe sot eshte ne radhen e “biznesmeneve” te atij qyteti.
Te kthehemi tek Qirjakua se ai e ka ditelindjen.
Me shtepi dhe sot ne Tirane po tani si shume familje tiranase dhe gjirokastrite edhe Qirjakua banon ne Nyu Jork, aty e ka ngritur “folene” dhe rron mire si gjirokastrit amerikan me dijen dhe djersen e tij. Ka miq e shume shoke edhe ne fb , mban marredhenie te mira me te gjithe.
Ja c`ka shkruar ne fb Mihal Puleri per te :
Per bashkekrahinasin e mikun tim te dashur Jack , ishte i nevojshem ky postim.Fale kesaj faqeje u lidha me kete mik me dije, mendje te kthjellet ,me njohuri e cilesi te perkryra bashkekohore qe reflekton ne marredheniet me miqte.I uroj Jack , nje jete sa me te lumtur se bashku me familjen e tij!
Qirjakua faqen gjirokastraonline e shikon sa bie dielli ne Amerike, e do se ajo, si per shume familje atje e kudo eshte dhe nje “dritare” per te pare,kujtuar dhe mbajtur lidhjet me Gjirokastren dhe Shqiperine, vendlindjen e dashur!
Qirjako, Gezuar Ditelindjen! Jete te Gjate e te Lumtur!
/Andon Lula, Redaksia