Skulptori i njohur dhe pedagogu i Akademisë së Arteve, Arben Bajo është në gjendje kritike për jetën, pasi është prekur nga COVID-19.
Ndërsa ndodhet i intubuar dhe në gjendje kritike për jetën, artistë të shumtë dhe miqtë e skulptorit të njohur kanë bërë thirrje urgjente në rrjetet sociale, se Bajo ka nevojë për gjak të grupit A negativ, por nga ata persona që kanë kaluar COVID-19.