in

Si mund te behej Liqeni i Viroit nje vend pikniku si dikur…

Nga shenime dhe foto ne internet mesojme se bashkia e Gjirokastres po rrit kujdesin per mirembajtjen e parkut te bukur te Viroit.

Ne parkun e madh te liqenit te Viroit po kryhen mbjellje te reja pemesh, sistemime, rregullime etj. Keto jane te domosdoshme dhe te mire organizuara por do deshironim qe ne kete park, meqe mungojne, te kishte ambiente te vecanta ku familjaret dhe shoqerite ne grupe te kalonin nje dreke te pergatitur me “forcat e tyre”.

Me ushqime me vete duke pjekur mish apo berxolla ne zgare e ne qymyr druri te paketuar. Kende te tilla te vecanta ka disa te ngritura ne parkun e liqenit te Tiranes me oxhak ne natyre, me zgare ne natyre, me “kendin e ditelindjes”etj ambente te kuzhines ne natyre.

Te duhet vetem furnizimi nje dite me pare ne market dhe tavolinen e shtron vete me “gjithe te mirat”.

Ngritja e kendeve te tilla nuk kerkon shpenzime te medha, vec disa tulla, tre kater thase me cimento, disa trare dhe ndonje mbulese e thjeshte. Shpresojme qe te ngrihen mbi bazen e modelit qe eshte ndjekur ne parkun e liqenit te Tiranes.


What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Mesoni emrat e kryefamiljareve hebrej te qytetit te Gjirokasrtres ne vitin 1926

Te stadiumi/ Takimi permbylles i Kryeministrit Edi Rama ne Gjirokaster fillon ne oren…