in

Ne Gjirokaster/ Si kujtoni atmosferen, pijet dhe embelsirat ne pastiçeri Tirana perballe me hotel Sopotin

Pasticeri Moska qe me pas mori emrin Tirana perballe me hotel Sopotin sot, ka qene me e pelqyra per te gjithe brezat, per te gjitha moshat, po vecanrisht per grate dhe vajzat, gjimnazistet dhe pedagogjikasit se ne ato vite Gjirokastra ishte pa universitet.

Me shume frekuentohej nga gjimnazistet si paradite dhe pasdite, ndersa ne mbremje nga cifte me femije e mosha me te vjetra.Vinin dhe nxenes te pedagogjikes po e frekuentonin me ralle, jo se nuk ju pelqente po sepse ne Pazar ndryshe nga gjimnazistet vinin ne rresht ,te shoqeruar kur kish ndonje meting apo te shtunave e te dielave me liri dalje, orar te reduktuar.

Ja perse e kujtojme sot kete pasticeri te madhe e te vetme per  atmosferen qe krijohej, pijet e embelsirat qe sherbeheshin?

Nje te tille nga vitet `70 nuk e gjeje ne Gjirokaster per sherbimin, pastertine dhe shumellojshmerine e embelsirave dhe pijeve keto te preferuara nga “brezi i ri’, djem e vajza te punes dhe te shkolles qe per qejf dhe kenaqesi provonin jo vetem zupat, kadaifin, bakllavane e pendispanjen,por edhe “pijet e burrave”, si ponç portokalli, fernet, konjakun e Çavo Kekezit, vermuth e nje pije tjeter me emrin kaçurrel qe nuk na kujtohet pse quhej keshtu dhe me cfare perberes pergatitej.

Ky lokal kujtohet edhe per kafen me kajmake qe pergatiste Fero Kumaneli, per disa edhe kafe me fernet gje qe ne kafenete e sotme nuk degjojme te behet porosi.
Kush donte bente dhe porosi kafe me nje gote raki gje qe sot nuk rekomandohet se i bene dem organizmit, keshtu thuhet ne internet, porosi e zakonshme ne ato vite ne pasticeri Tirana.

Per gjimnazistet e djeshem sot burra e me femije me siguri qe pasticeri Tirana ngjall  mall e nostalgji se ne ato vite ata ishin te paret si frekuentues qe zinin tavolinat e salles se fundit dhe sigurisht, ca te lire edhe per te shijuar pijet e “ndaluara’ por edhe per te ngacmuar vajzat nga nje cike , dhe pa dashje.

Na kujtohen personazhe qe preferonin pasticeri Tiranen po nuk po i permendim jo se druhemi se per mire do t`i zeme ne goje, por duke na lexuar do mund te sjellin ne kujtese atmosferen e gezuar ne kete lokal , shijen e embelsirave dhe pijeve qe me pare nga te gjithe, ato i shijonin studentet qe vinin nga Tirana, frekuentues te pasticerise se famshme FLORA, nje hap me perpara si ne mode ashtu dhe pelqimet e pijeve dhe shijen e embelsirave.

What do you think?

Written by admin

Si jeni ndjere ne udhetim kur ju ka zene makina…

Me dhimbje te thelle po japim nje lajm tragjik: Ne nje nga spitalet e Janines eshte ndare pergjithmone nga jeta Profesore e Universitetit te Gjirokastres Irena Shehu Margariti