in

Shkrimtari Sterjo Spasse për Jetën në Derviçan në Vitin 1932 dhe pse Djemë të Gjirokastrës Shkonin te Dielave në Këtë Fshat!

Per ata qe nuk e dine: Shkrimtari i njohur Sterjo Spasse ne vitet e para si mesues ka qene edhe ne Derviçian te krahines se Dropullit te Poshtem te rrethit te Gjirokastres.

Ne 17 shtator 1932, atij i beri pershtypje natyra e fshatit por dhe jeta e banoreve.

Derviçani ne ate vit kishte 300 shtepi dhe 1700 banore, kishte 6 kafene, dy berberhana,dy furra, nje kasap, dhjete dyqane e nje embeltore ku punonte “amerikani”.Keshtu e quanin femijet qe pelqenin me shume pastat me krem.

Derviçani kishte dhe 4 automobila qe venin e vinin. Burrat me veshje allafrenga, grate me fustane ngjyra-ngjyra.

Ne kujtimet e tij shkrimtari ka shkruar dhe per punen , burrat punonin ne fushe, ndersa grate merreshin me shume me mbushjen e ujit ne bucela ne cezmen ne hyrje te fshatit.

Mbasdite fshati kalonte ne nje atmosfere shume miqesore. Vecanerisht te dielave e te kremteve, nuset, vajzat dhe grate te veshura me rroba te mahnitshme dropullite, me ato lahurite e mendafshta te bardha ne koke, qe ngjanin si shtojzovalle ia merrnin kenges deri ne kupe te qiellit dhe hynin ne valle ne sheshin afer perroit, prapa shkolles, ndersa burrat zinin vend ne kafenene perballe duke soditur vajzat dhe nuset. Kenge, valle, muhabete, te qeshura. Plot djem vinin nga Gjirokastra deri ketu per te “kullotur” syte. Dukej me te vertete sikur derviçianiotet ishin fshataret me te lumtur ne bote.

What do you think?

Written by Admini

Nga Kovaçana e Qatos, Uzina Metalike, Mekanike Bujqësore dhe 18 Baza Mekanike, Si Paraqitet Sot Kjo Industri në Gjirokastër?!

Kur Jorgji Meksi shkoi në Bodrishtë dhe takoi shkrimtarin Petro Marko!