in

Shkrimtari i njohur Abdurahim Ashiku: Dashmir Zaçe udhëton në hapësirën qiellore me titullin e lartë AMBASADOR I KOMBIT DHE I SHQIPES…

Në këtë ditë të shënuar, Selanik 7 MARS 2001, kur DASHMIR ZAÇE, me pika loti mbi rrudhat e moshë 28 vjet mësues u zotua…
JAM TOTALISHT ME FËMIJËT DHE DO T’UA MËSOJ GJUHËN SHQIPE…
Në këtë ditë tek flisja për rrugën 25 vjeçare të nismës për mësimin e gjuhës shqipe në Greqi, 25 vjetorin e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Athinë do të desha që mësuesin e parë DASHMIR ZAÇE ta kisha jo pas meje, në ekran, por krah meje në podium, në një bisedë për heroikën e pashembullt të guximit dhe trimërisë, të përkushtimit e të atdhedashurisë të një brezi mësuesish në mërgim
Dashmir Zaçe udhëton në hapësirën qiellore me titullin e lartë AMBASADOR I KOMBIT DHE I SHQIPES…
Je yll që shkëlqen e do të shkëlqesh në librin e artë të brezave mësues.
Abdurahim Ashiku
Athinë, 7 mars 2023

What do you think?

Written by admin

Vjosa, Park Kombëtar, DiCaprio: Do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Vargjet e Lefter Çipës për bejkën e bardhë piluriote