Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mëngjesin e të mërkurës në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Një bombol gazi shpërtheu në një byrektore.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur pronari i biznesit dhe një punonjëse. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Gjithashtu, për shkak të shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Ndërkohë, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit. Byrektorja ndohej në katin e parë të një pallati në zonën e Yzberishtit.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)