Prof. As. Roland Çene, lidhur me Edicionin e XIII të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Isopolifonisë, organizuar ne Vlore, eshte shprehur se ky aktivitet ishte një tjetër arritje e rëndësishme artristiko-kulturore që u zhvillua përgjatë vitit të 75 të Çilrimit të atdheut dhe 107 vjetorit të shpalljes së pavarësisë qe demonstroi dhe një herë fuqishëm dimensionin e vitalitetit krijues të popullit tonë artdashës.
Sipas tij, Isopolifonia si një nga vlerat më të çmuara artistike identitare të trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë, që praktikohet gjerësisht në shqipërinë jug-lindore; jug-perëndimore, në Çamëri e thellë në trojët shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka rezonuar e rezonon jo vetëm brënda territoreve shqipfolëse, por edhe më tej në Evropë, Azi, Amerikë etj.., ku dhjetra formacione popullore shqiptare vokale e instrumentale e kanë bënë atë të njohur, të kërkuar e të dashur dhe për dëgjuesit e huaj.
Parë nga ky aspekt, ka thene Roland Çene, stili i këndimit Iso-polifonik dhe bartësit e shumtë të saj, kanë ndikuar cilësisht dhe në njohjen më të gjerë të atdheut tonë – Shqipërisë në mbarë botën përmes pjesëmarjes në veprimtari të shumta rajonale e ndërkombëtare.
Edicioni i XIII sipas shumë specialistëve të fushës e artistëve popullorë, ishte më cilësori krahasuar me edicionet paraardhëse. Në këtë Edicion morën pjesë 19 formacione kryesisht vokale me bartës popullorë, që përfaqësuan vlerat e stileve iso-plifonike Labe, Toske, Çame etj…; U interpretuan rreth 70 njësi të këngëve iso-polifonike si dhe 6 njësi të valleve të kënduara iso-polifonike. Është për t’u vlerësuar se në këtë edicion, spikati pjesmarrja e femrave dhe e të rinjve krahas dhe burrave, çka na frymëzon e na bën me shpresë se tradita e këndimit iso-polifonik hap pas hapi, vjen duke u rritur e shumuar e duke u shëndoshur e pasuruar artistikisht.
Nderkohe Roland Cene ka vleresuar stafin pasionant të Qëndrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, që këtë veprimtari krahas dhe shumë të tjerave i ka kthyer në traditë të përvitshme të qëndrueshme e të suksesëshme.