in

Pse Publicisti dhe Botuesi Jorgji Meksi nuk i Pranoi Napolonat me Flori që i ofroi Ahmet Zogu!

Jorgji Meksi lindi në fshatin Labovë e Madhe e Zhapës. Njohës i gjashte gjuheve te huaja, botues i gazetës “Shqipëria” ne Rumani me 10 maj 1897 se bashku me Visar Dodanin, bashkepunëtor i gazetes “Ylli i Shqipërisë”, pas Luftes Ballkanike erdhi në Gjirokaster dhe punoi per gazetat “Drita” e “Demokratia”.

 

Idealist, mbeshtetes i levizjes demokratike, gjate viteve 1921-1924 e me pas kontribues ne pasqyrimin e analizen e ngjarjeve per ngritjen ekonomike e sociale te qytetit.

 

 

Në shkrime pasqyronte realitetin dhe ngjallte besim për një të ardhme të mirë të Gjirokastrës e banorëve të saj, propagandonte për shkollimin e rinise, edukimin e saj me dashurinë për librin dhe natyrën, qëndrimin kritikë ndaj regjimit të kohës.

 

Për Jorgji Meksin tregojnë se, kur e ftoi Ahmet Zogu në pallat dhe pas «konsultimeve» u shtruan për të ngrënë drekë, Basho Jorgua nuk po vinte gjë në gojë. Kjo i ra në sy mbretit që iu lut të hante, po Ai, i menduar, duket se dicka bluante, kishte akoma për të folur.

 

 

 

Mbreti iu lut dy tri herë, por nuk vinte bukë në gojë. Më në fund nuk iu durua e i tha :

«Nuk me hahet buka madhëri, kur mendoj që në këtë kohë që ne kemi përpara një gosti kaq të pasur, ka familje shqiptare që nuk kanë bukë për të ngrënë!».

 

Ahmet Zogu iu përgjegj menjëherë:

«Do të ndreqen të gjitha, zoti Meksi, po hani njëherë».

 

Basho Jorgua bënte sikur hante dhe, kur u ngrit për të ikur, mbreti i ofroi disa napolona flori por ai nuk pranoi t’i merrte.

 

 

Në gazetën Vatra të datës 3 maj 1935, Jorgji Meksi cilësohet dekan i gazetarëve shqiptarë dhe nënvizohet se ishte i dëgjuar dhe jashtë Shqipërisë, se shquhej për kulturë të gjerë e për veprimtari të vyer në lëvizjen kombëtare.

 

Jorgji Meksi jetoi 79 vjet po ne varfëri te sakjshme. Vdiq i vetem ne nje haur te lagjes “Palorto”, në Sokakun e të Marrëve, pa zjarr në vatër, i detyruar te djege libra e gazeta per t`u ngrohur.

 

 

Gjirokastra e percolli me nderime për në banesën e fundit, sikunder e meritonte ta nderonte si birin e vet, me 27 janar 1942.

 

 

What do you think?

Written by admin

“Kafe Gjirokastra” në Tiranë – Pse e Mori këtë Emër Bordura dhe Sheshi përballë me Bashkinë e Kryeqytetit dhe Autori mbeti Anonim?!

Në Greqi plas Skandali – Presidenti i PAOK hyn në Fushë i Armatosur dhe Kërcënon Arbitrin (Video)