Neser zhvillohet një sfidë shumë e rëndësishme në lidhje me objektivin e Kupave të Europës. Partizani pret Luftëtarin, që ka surprizuar te gjithe dhe gjendet në vend të 4-t aktualisht.
Nga Kupa e Shqipërisë të dyja skuadrat janë eliminuar, prandaj kampionati është e vetmja mundësi për të shkuar në Europë.
Trajneri Klevis Dalipi, i cili ka marrë drejtimin e ekipit pas largimit të Starovës, synon vetëm fitoren dhe ngjitjen e të kuqve drejt vendeve të kreut.
A do të marrin të kuqtë hak të shtunën? Lidhur me humbjen turpëruese të fazës së dytë, kur pësuan 5 gola në Gjirokastër.
Ndersa Luftëtari është ekipi i momentit, nuk ka diskutim. Fitorja me Kamzën, e dyta radhazi pas asaj në Vlorë me Flamurtarin, e ngjiti ekipin e trajnerit Lika në vend të 4-t, që do të thotë se shanset e Europës janë të mëdha dhe tani gjithçka e kanë në dorë vetë gjirokastritët.
“Gjirokastra Online” mëson se futbollistët e Luftëtarit do të shpërblehen për dy fitoret e fundit, gjithashtu mësohet se për një fitore të mundshme me Partizanin, lojtarët e Luftëtarit do të kenë një premio të veçantë.