in

Sot mbushen 3 vjet qe na mungon mesuesi dhe gazetari i njohur gjirokastrit Luan Fino

Mesuesi dhe gazetari i njohur i Gjirokastres, Luan Fino, sot mbush 3 vjet qe nuk e kemi midis nesh.

E kujtojme me dashuri dhe respekt se meriton cdo fjale te mire per karakterin dhe aftesite profesionale te shfaqura ne marredheniet shoqerore, ne punen si mesues dhe gazetari.

Luani ishte tip i menduar dhe fjkalpak po qe fjala i zinte vend dhe degjohej, ishte nikoqir i mire ne administrimin e problemeve te vetat e familjes, ashtu dhe per ato shoqerore, me kontribute te dukshme ne lagje e qytet.

Si mesues ishte model ne mesimdhenie, marredhenie me nxenesit e koleget, me gjurme te mira ne cdo shkolle qe ka punuar, ne fshat e qytet, vecanerisht ne ato te mesme dhe shkollen Koto Hoxhi ku punoi dhe me gjate.

Ne kete qender te rendesishme komunitare gjitheperfshirese Ai punoi me dashuri e pergjegjesi dhe , si mesues kujdestar, ishte ne krye te puneve gjate e jashte procesit mesimor.

Nxenes e mesues te kesaj shkolle kujtojne se mesues Luani organizonte takime e biseda me prinder te nxenesve qe i vinte ne dijeni per ecurine e femijeve ne pervetesimin e programit mesimor, dallohej ne zberthime ceshtjesh te ndryshme pedagogjike apo per probleme te vecanta, merrte pjese dhe fliste ne takimet tripaleshe mesues-prinder-nxenes qe i sherbenin  punes se ndersjellte dhe perparimit frontal te klases drejt arritjes se objektivave te percaktuar.

Per disa vite me radhe Luani punoi si profesionist ne fushen e gazetarise dhe ne pozicionin e kryeredaktorit te gazetes Pararoja mbante marredhenie te mira me gazetaret dhe bashkepunetoret e gazetes.

Veprimtarine ne gazetari e vazhdoi me shkrime ne gazetat qe u hapen ne qytet pas vitit 1990 sikunder ka qene nga bashkepunetoret me te mire te gazetes “ Gjirokastra”, pjesemarres ne emisione te radios dhe Televizioneve lokale, aktiv me tema ne sesione shkencore per historine, kulturen dhe personalitete te qytetit, te organizuara nga Bashkia, Qarku dhe shoqatat.

Ne kete pervjetor te trete te ndarjes se Tij nga jeta i shprehim familjes, vellezerve dhe motrave, te afermve dhe miqeve ngushillime dhe nderime per jeten dhe kontributin e tij ne vite per lagjen, qytetin dhe banoret e tij.

What do you think?

Written by admin

Ja kush e ka ditelindjen sot?

Gjejeni: Vjeshta në natyre apo në pikturë?