in

13 Janar 1871, Lindi Mihal Grameno, Veprimtar i Çështjes Kombëtare, Luftëtar me Çetën e Çerçiz Topullit, Botues, Publiçist dhe  Shkrimtar

13 Janar 1871, lindi Mihal Grameno, veprimtar i çështjes kombëtare, luftëtar me çetën e Çerçiz Topullit, botues, publicist dhe  shkrimtar.

U lind në Korçë më 1872. Femijerine e mesimet e para i mori ne vendlindje, ndersa me pas emigroi ne Rumani.

Ketu mori pjese ne Lëvizjen Patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit dhe, rreth vitit 1900 nisi të botojë vjersha dhe artikuj të ndryshëm në shtypin e kohës.

Nga vitit 1907 rreshtohet me ceten e kryetrimit Çerçiz Topulli dhe lufton per lirine dhe pavaresine e vendit, per celjen dhe mbrojtjen e shkollave shqipe, shkruan vjersha qe mesohen e kendohen nga populli si “Për mëmëdhenë’’, që ishte kënga e kryengritjes, ,,Ardhi dita’’, ,,Lamtumirë’’ etj.

Mihal Grameno ka marre pjese ne te gjitha aksionet qe ka zhvilluar Çeta e Çerçizit, edhe ne Luften e Mashkullores.

Më 1912 merr pjese ne ngritjen e flamurit në Vlorë.

Mihal Grameno dallohet si luftetar por dhe si tregimtar, shkruan tregime e novelat “Varr’ i pagëzimit’’ dhe “ E puthura’’, (1909).

Ne kete novele trajton temën e pamundësisë së martesës në mes të njerëzve nga origjina të ndryshme shoqërore – të pasur e të varfër.

Mihal Grameno shquhet dhe si publicist, si drejtues i dy gazetave përparimtare “Lidhja orthodokse’’ (1909-10), dhe “Koha’’ (1911-24, me intervale). Në fillim të viteve `20 zgjerohen pikpamjet politike të Gramenos. Në gazetën “Koha” ai boton artikuj me ide demokratike dhe propagandon ngjarjet e mëdha politike të kohës.

Një nga dokumentet më të shquara të gazetarisë e të lëvizjes demokratike të atyre viteve është artikulli “bashkim dhe përparim”.

Shkrimet e tij nga aktualiteti,pamflete, drama etj. i  gjen dhe ne gazeta te tjera te kohes dhe zene nje vend te dukshem e te vleresuar ne shtypin e periudhes se Rilindjes sone Kombetare.

Jeta dhe vepra e patriotit, luftetarit dhe shkrimtarit Mihal Grameno eshte e vleresuar dhe e paharruar.

Ne kujtim te tij jane ngritur buste e monumente, shkolla dhe rruge mbajne emrin e tij.

What do you think?

Written by Admini

Mos të Kujtohemi vetëm ” Kur na Vret Këpuca!”

Një Pjesë e Qytetit të Gjirokastrës në Dy Foto- Si e Kujtoni dhe Vleresoni Ndryshimet?!