Kjo pjese e qytetit ne dy pamje, ka ndryshuar me dhjetevjecare.
Te dy fotot pasqyrojne kohe te ndryshme.
Origjinale dhe e paster ne foton e pare, krejtesisht tjeter ne foton e dyte.
Ja fotua e pare:
Kodra e lire, e pa ngarkuar me ndertesa dhe poshte saj zallishte, me tej parcela me gardhe, toka djerre.Duket dhe duhet te jete foto e para vitit 1944.
Dhe fotua e dyte:
Pamje krejt ndryshe, e transformuar.
Sa per kujtese, shtojme se ndoshta punimet e para ne kete pjese te lagjes se sotme filluan me godinen e spitalit qe u perurua ne vitin 1950. Me pas fabrika e duhanit, uzina metalike, vargu i pallateve ne bulevardin e lagjes e pas viteve 70 edhe stadiumi, kinoteatri, Radio Gjirokastra, shkolla Koto Hoxhi , ajo e mesme Siri Shapllo, shtepia e ushtarakeve, ndermarrja e veshjeve ,pallati i sportit etj, ndersa pas viteve 90 ndertimet u shtuan gati ne cdo hapesire boshe dhe te gjelberuar.
Fjalet jane te teperta se fotot flasin.
Si e kujtoni lagjen dhe si vleresoni ndryshimet?!