in ,

Mos të Kujtohemi vetëm ” Kur na Vret Këpuca!”

Keto dite ne pritje te debores se pare na u kujtuan opingat, kepuce te forta, dimerore dhe verore dhe  bashke me to edhe disa shprehje popullore, edhe te harruara, si opingat qe nuk prodhohen me, vetem me porosi individuale, nga çobenje qe i duan te forta “ se nuk i hane guret”.

Dhe jo pa arsye:

Ne treg, shumice e pakice, ne dyqane e trotuare,kepuce gjen,me maje e te gjera, te zeza, kafe e te bardha, sportive, verore e dimerore, ushtarake, me qafa e pa qafa, te perdorura e te ciflosura siper, po ralle e per mall gjen opinga e fare pak degjon shprehje qe lidhen me to, me fjalen kepuce ne pergjithesi.

Te vjetrit edhe i perdorin, i ka mesuar jeta t`i duan e t`i “vene ne pune” ne kohen e momentin e duhur; kur dikush mburret, ironizon, behet i merzitshem per ta e shoqerine, se nuk jane mesuar te mbajne leksione, te flasin me fjale te medha, po i bien shkurt.

Ne  maje te gjuhes i kane shprehjet ” zgjidhi Kepucet” kur tjetrin me kenaqesi e ftojne te futet ne shtepi e ne rastin e kundert” mbathi kepucet”.

Ka dhe shume shprehje te tjera.

Po kujtojme disa:

“Doli me kepuce te kuqe”,

“ Eshte i ri, nuk e ka vrare kepuca”

” Nuk ka dhier ngarkuar”

“ Ja beri mire, i  dha opingat ne dore”

“ I  ktheu opingat nga dielli”

“ Ia futi kemben ne nje kepuce”

Per njerezit e lidhur pas te medhenjeve, servile e te bezdisur per te tjeret:

”Iu ngjit si bajga pas opinges”, ndersa dhimbjen per ndarjen nga jeta te nje njeriu, papritur, aty per aty,  “ I shkreti vdiq me këpucë në këmbë!”.

Keto shprehje jane edukative e te vjetrit i zene ne goje edhe si keshilla per ata qe ” nuk i/e shtrengon kepuca”

Eshte kohe dimri, ne pritje te bores se pare dhe, sa pa shtruar dhe te na  “ shtrengoje kepuca” le t`i kujtojme se na vine ne ndiihme dhe jo vetem “  kur na vret kepuca”, opinga ne rastin tone.

 

What do you think?

Written by Admini

82 Vjeçari Stefan Miha, Mesazh Kujtimi e Nderimi per Mesuesit

13 Janar 1871, Lindi Mihal Grameno, Veprimtar i Çështjes Kombëtare, Luftëtar me Çetën e Çerçiz Topullit, Botues, Publiçist dhe  Shkrimtar