Perkli A. Semi nga fshati Nivan i Zagories eshte i panjohur per lexuesit per jeten dhe punet e tij krijuese ne fushe te etnologjise, perkthimit dhe fjaloreve.
Keto qe thame i mesojme nga libri i sapo dale ne shtyp dhe i promovuar me titull “Zagoria”.
Perikliu lindi ne fshatin Nivan ne vitin 1893 dhe mesimet e para i mori ne shkollen e manastirit te taksiarkeve te Nivanit.Emigroi me 1918 me familjen ne Bullgari por para dhe pas luftes jetoi e punoi ne Shqiperi.
Dy fjale te autorit per doreshkrimin “ Zagoria”.
” Me 1941, ne shtator, isha me leje si nepunes i Ministrise se Kultures dhe ne nje turr qe bera ne Shqiperine e Jugut, u ndala per gati dymbedhjete dite ne Nivan, ne fshatin tim te lindjes, ku banonte xhaxhai im, i ndjeri Ilia S. Semi.
Ate pak kohe qe ndejta ne Nivan, mora shenime te ndryshme, si dhe shkuam me te ndejrin Vasil Semi ne manastirin e Nivanit, ku mora shenime dhe nje doreshkrim qysh nga shek. i XVIIi ku shenohen emrat e atyre nivanioteve qe ndodheshin ne Stambolle qe kane ndihmuar ne ndertimin e manastirit”.
Librin “Zagoria” e kish lene doreshkrim dhe per botimin e tij u kujdesua Thoma Semi.
Ka lene gjithashtu edhe nje fjalor bullgarisht-shqip, ne pese volume, te cilin e zoterojne familjaret e tij ne Shqiperi, ne perpjekje per te identifikuar dobishmerine dhe per ta vene ne perdorim te institucioneve te interesuara.
Perikli Semi u nda nga jeta ne vitin 1969, ne emigracion.