in

Pando Zhonga, Rrobaqepësi i Qafës së Pazarit që  Kthente Kostumet e Veshura nga e para dhe që Dukeshin Fringo të Reja

 

Rrobaqepesi me dyqan ne Qafe te Pazarit Pando Zhonga nuk bente kostume nga fillimi, prerje e qepje deri ne gjelperen e fundit.

Ai ishte i specializuar dhe vleresohej per kostumet e perdorura qe njerezit nga nevoja i kthenin nga e para.

Kete proces me mire dhe me sakte se Pando Zhonga nuk e bente rrobaqepes tjeter ne Gjirokaster.

Dyqani ku bente zanatin ishte pa reklame, jashte e brenda nuk ngjante me dyqanet e tjera te rrobaqepesise me porosi deri diku edhe me ndonje tavoline,  ne mes me revista te vjetra te modes si te dyqani i Mihal Llajos apo tek rrobaqepesit me porosi ku sherbenin   Shano  Mezini dhe Melpomeni Aleksi.

Dyqani i Pando Zhonges ndryshonte ne pamje dhe “permbajtje”, ne strukture, nuk qepeshin kostume per dhendure dhe pantallona te modes, qepej e shqepej, ktheheshin dhe hidheshin balloma ne pantallona,  ktheheshin jakat e kemishave dhe xhaketave, po puna e pare dhe e kerkuar ishte ajo e kthimit nga e para te kostumeve te jetes.

Punen e Pandos e vleresonin me shume burrat e vjeter qe nuk e kishin per turp te vishnin nje kostum te kthyer nga e para, edhe me vulanga, po qe nuk dukeshin me. Kostumi i vjeter i kthyer dukej si ne diten e pare te proves, qepur e shqepur me dore po pa nje te mete qe te binte ne sy per keq.

Ja per keto kujtohet njeriu i mire Pando Zhonga, mjeshtri duararte i kthimit te kostumeve nga e para qe dukeshin fringo te reja.

What do you think?

Written by Admini

Shkolla në Surrel e 12 nga Rezultatet në Kryeqytet – Nxënësit do Mësojnë në Godinën e Rikonstruktuar

Mësuesi Patriot Sami Dalipi me Zanate për Xhep dhe për Qejf që të Pasurve u Thoshte:”Ju Rrofshin Paratë që Keni, Ato Nuk do t`i Merrni në Gropë!”