in

Odaja Gjirokastrite – Ja si Kuvendohej në Odanë e Burrave! Histori, Humor, Këngë e Valle!

Odaja gjirokastrite, vendi ku mblidhen burrat në festa e dasma, ne ngjarje te rendesishme familjare etj.

Aty kuvendojnë, ngrejne shendete, kendojne, heqin valle, tregojne histori te aferta e te largeta ne kohe, bejne humor dhe…

 

 

Eh sa gjëra thuhen…

– Muço Neviri ishte shoqërues i postës. Mbante ne brez dy kobure, dorezat e se ciles ishin gdhendur si koka neperke. Kur dilte ne Pazar, sa degjonin prokat e tij, njerezit pyesnin:

Kush është, Muçua ? I ka marre neperkat me vete?

 

 

– Si pema e madhe e bakirate. Ndënë të thonë mund te pushonin në vapë 400 krere bagëti.

 

– Dikur, tek kafeneja ku jane sot e shërbejnë vëllëzërit Çoçoli, pijetarët e pazarit, që shkonin diten ne shoqërine e zërit të një thëllëze, pyesnin Mucon: “O Muco, c`e bëre thëllëzën?!”, “Ç’e doja thëllëzën, zuri buti rëzën”- përgjigjej Muçua.

 

– Qumeshti i deleve dhe kosi që pritej me thike ne dyqanet e Isuf Mamanit, Hamdi Tartales e Sefer Koçit. Pastaj dhe kosi ne kova i Malos. Hajde, kos, hajde!

 

 

– Eh, Beqo Mera, i mirë, gjuetar i famshem që kendonte: “O shoko sec pashe sot,/ dy thelleza mbi nje shtog,/jap e jap e si zë dot/.

 

– Gjirokastritët e pare dashuronin një herë dhe merrnin vetëm një grua. Varret ne tokën e tyre janë një. Të keshë më shumë ndënë dhe`, se mbi dhe`, thoshnin.

 

 

What do you think?

Written by admin

Rrëza dhe Lunxhëria – Krahinat e Gjirokastrës që Ofrojnë Rezerva të Mëdha Turistike!

Në Odanë e Grave – Aty ku Gratë Gjirokastrite Mblidhen për Festa e Gëzime, Gatime e Qëndisma, po dhe më the e të thashë…