in

Nje zakon i studenteve gjirokastrite te Tiranes kur shikonin targen  GJ te Gjirokastres!

Para viteve 90 gjirokastritet leviznin me raste jashte qytetit, fjala vjen ne Tirane, se benin llogari rrugen e gjate dhe xhepin. Nuk merrnin rrugen per shetitje, per qejf, po per pune dhe nje ngjarje, qe mund te ishte gezim ose hidherim.

Nje pjese, nepunes te administrates, ne Tirane shkonin me sherbim, me dieta nga shteti, ndersa studentet vajtje ardhje me autobus e makina te rastit dy dhe e shumta dhe tri here ne vit per pushimet e Vitit te Ri dhe ne mbyllje te sezonit te provimeve te veres.

Ne ato vite marredheniet shoqerore mes banoreve te cdo kategorie ishin te mira, me nje lidhje te brendshme, te ndjeshme te secilit me jeten e qytetit per aq kohe sa ishin larg tij.

Studentet gjirokastrite te Tiranes per te mbajtur lidhjet me njerezit dhe qytetin,ne oret e aferta te mbremjes, pas xhiros ne bulevardin e madh, qendronin nje kohe tek Agjencia e Udhetareve tek sahati, ngjitur me restorant dhe hotel Vollgen.Kujtojme se restorantin qe me vome mori emrin Drijni nje pjese e mire e studenteve te ‘kamur’ te Gjirokastres e kishin si “shtepi te dyte”.

“Dalim nje here nga Sahati marrim ndonje lajm nga Çeçua”thoshin duke nenkuptuar nga vendlindja, Gjirokastra.

Agjencia e Transportit të Pasagjerëve në Tiranë ka qenë dhe mbetet unikale për vetë historinë e udhëtimeve në Shqipëri. Për shumë vite nga ajo ndërtesë njëkatëshe pranë Sahatit, ngjitur me Vollgën (pastaj Drinin), çdo mëngjes rreth orës 7, merrnin rrugën autobusët e të gjitha linjave, bashkë me udhëtarët, bagazhet dhe familjarët që i përcillnin, por edhe i prisnin kur autobusët mbërrinin në mesditë në Tiranë.

Jo vetem studentet por dhe cdo gjirokastrit i ndodhur perkohesisht ne Tirane, sa shikonte targen e ndonje veture, te ralla ne ato vite, afrohej te takonte shoferin.Dhe nese nuk kish muhabet, do ta takonte dhe pyeste.

Shofret e komitetit, si xha Galua, Bebi, Fania apo Zhdavua, Demua apo Pelua qe vinin dhe me shpesh, u pergjigjeshin me kenaqesi pyetjeve qe me se shumti beheshin me shprehje steriotipe “ C`kemi nga Argjirua?”, C`kemi ndonje te re?”Po filani e filanja si jane ?” e te tjera e te tjera.

Keto marredhenie reflektoheshin edhe ne takimet me shofere qe nuk i njihmin po qe hynin ne muhabet sa shikonin targen  GJ te Gjirokastres.
Keshtu ndodhte dikur po sot themi se nje marredhenie e tille ka ndryshuar. Qellon ketu ne Tirane qe shihen ne sy e secili ne pune te vete, nuk eshte me ajo kureshtje dhe mall per njerezit dhe qytetin. Ndodh kjo ngaqe dhe informacioni tani eshte i gjere e nga shume burime po e verteta mendojme se duhet thene, ka nje ftohje, ca indiferentizem ne marredheniet e sotme. Po ju si thoni?

What do you think?

Written by admin

Ja pse ne tregjet e fruta-perimeve te ze goja lesh !

Mjeku i njohur Tritan Kalo: T’i largojnë së paku dy elementë jo pak lëndues të cilësisë së jetës në Kryeqytetin e Shqiptarëve!