Libri i kushtohet jetës dhe veprës së aktores së njohur LIZA LASKA qe mbahet mend për 100 role në teatër dhe 22 role në kinematografi, ku më të bujshëm janë filmat ku ka qenë protagoniste, si “Dimri i fundit” (Mara), “Lulëkuqet mbi mure” (shërbyese e Strehës Vorfnore), “Shtigje lufte” (plaka e Rremës), “Dhe vjen një ditë” (nëna e Llano Bletës) etj.
Në një intervistë për median, aktorja është shprehur:
‘Kënaqësia më e madhe e aktorit është respekti dhe dashuria e publikut, ai nuk barazohet me asgjë. Kur eci rrugës, më thonë: O labja jonë, o nëna e Vlorës”.
Roli i parë në film i Liza Laskës është ai i vitit 1971, te “Malet me blerim mbuluar”.
Angazhimi i saj në kinematografi ka qenë i shpeshtë, madje edhe pas viteve ’90. Artistja e Merituar ka qenë pjesë e grupit të aktorëve në filmin “Vdekja e burrit”, në vitin 1991 e së fundi në filmin “Një ditë e mrekullueshme”, prodhim i vitit 2002.
Per keto e te tjera episode qe lidhen me jeten dhe veprimtarine e aktores Liza Lasku do mesoni duke marre ne duar librin per aktoren shkruar nga Andrea Petromilo.