Ku do te lahemi sot?
E ku tjeter vecse nga Pllakat!…
Keshtu shprehen te mirekuptuar jo vetem sarandiotet por edhe pushuesit gjirokastrite etj.
Cdo vere Pllakat kane qene vendi me i preferuar,me uje te paster, ambIiente per te ngrene dhe per te pire, per te pushuar i qete e larg zhurmave…
Edhe kete vere pushuesit “veterane” te Pllakave e kane bere zgjedhjen, nuk jane ndare nga ambientet rreth lokalit ku sherben Liku, nje nder me te vjetrit sarandiot i pandare nga sherbimi per pushuesit gati ne cdo stine te vitit.
Liku njihet nga te gjithe per sjelljen dhe sherbimin cilesor.
Ne lokalin e tij, verande me hije e pamje fantastike, vecanerisht ne mbremje, pas notit dhe pushimit te gjate nen rrezet e diellit, kalon nje dreke apo darke te bollshme , cilesore e te shijshme me peshk dhe fruta deti te fresketa por dhe me nje meny tjeter po aq te pasur me gatime te tradites.
Liku pushuesit i pergjigjet me produkte e gatime te castit, sherbim dhe sjellje miqesore, mban nuzike te perzgjedhur, te qete.
Nese deshiron, porosit ne mengjes dhe dreke e darke tavolinen e ke te rezervuar dhe gati.
Por kete vere, edhe Liku e ka nje shqetesim.Sic duket dhe ne foto,jo i lodhur nga puna, por i trishtuar per situaten e krijuar per te cilen thote se s`ka asgje te perbashket me pushimet e viteve te kaluara.
Eshe pse i kenaqur qe nuk e kane harruar miqte e vjeter, pushuesit nga Gjirokastra e rrethet e tjera, nje merak e ka, me syte nga “rruga”eshte ne pritje se cdo te ndodhe ne ditet ne vazhdim te kesaj vere te trazuar me virus…