Shtëpia e Papadhopullit në lagjen Pazar i Vjetër, sot pronë e familjes Qeli, është e vitit 1861.
Viti i ndërtimit është gdhendur në krye, në ballë, në një nga gurët e qemerit.Në të dy anët e portës dy zogj me krahë në fluturim duken të lumtur por dhe qejfmbetur, me kokët mënjanë.
Në fëmijëri e në rritje një dëshirë të madhe kisha: Më pëlqente t`i shikoja bashkë dhe buzë më buzë, dëshirë që nuk më është shuar dhe sot po që nuk ka shpresë të realizohet.
![]()
Kanë kaluar plot 162 vjetë…Të ndarë dhe qejfmbetur në marrëdhënien e tyre të heshtur por të paqtë, të pa takuar kurrë…
E megjithatë, krahë hapur në fluturim, flasin…
