Per ata qe nuk i ze gjumi po percjellim disa foto nga festa e 6 gushtit sot ne fshatin Sotire te Dropullit te Siperm ku, sipas tradites, paradite aktivitetet filluan me nje pershpirtje ne kishen qe mban emrin e Shen Sotirit.
Gjate gjithe paradites e pasdite u festua me pas me kenge valle dhe urime ne tavolinat e shtruara ku merrnin pjese vec banoreve te fshatit edhe te ardhur nga fshatrat, si dhe nga Greqia , Amerika etj.
Tani qe po hedhim ne faqe keto rreshta ne fshat vazhdojne festimet rreth tavolinave ku ngrihen shendete e urime, kendohen kenge e hiqen valle ne atmosferen e tingujve dhe melodive te orkestres popullore.
Perjetoni dhe ju disa momente mbreselenese nga atmosfera e krijuar ne kete mbremje te bukur kur ora ka kaluar mesnaten dhe festa do vazhdoje deri ne oret e para te mengjesit.
Falenderojme mikun e faqes tone Llambi Zerva qe u interesua qe nga vendi i festes , pra nga fshati sSotire te na vinin sonte keto foto dhe nje vidjo te cilen do ta kemi te pergatitur se shpeti.