in

Në  Kafenenë e Neim Finos në Pazar të Gjirokastrës ku Pijedashësit luanin ” Kolicinë” dhe Djali i Tij, Murati, “ efendiler “ i Kalemit, Magazinier i Bukës që Nuk Dilte as Defiçit dhe as Sufiçit!

Nga te vjetrit kemi mesuar se ne Pazar te Gjirokastres ka patur shume kafene po jo te medha, me dy e tre tavolina ku pihej raki e cimbisej ndonje meze po qe luhej “kolicin’ me ndonje leke te holle ose me llokume.

Kete funksion luante dhe kafeneja e Neim Finos qe sic thone dhe sot  ishte burre miredashes me pijedashesit e kohes se tij, I qeraste dhe me ndonje gote e ndonje duhan te dredhur qe e bente ne ara, e grinte vete dhe e shtypte ne havan Hasip Kullumbi.

Nga tre djemte e Neimit, Murati ishte dhe me i ditur , i flitnin dhe “efendiler” i kalemit, mbante llogari te privateve dhe, kur erdhi sistemi i ekonomise se komanduar, pas 44 –es filloi pune ne shtet ne ndermarrjen e quajtur te artikujve te perzier qe merrej me furnizimin e dyqaneve te qytetit, me cdo gje, ushqime e veshje, edhe me buke.

Murati  ishte magazinier i bukes dhe i prodhimeve te bukes ne nje lokal-magazine ne pazarin e sotem karakteristik te Gjirokastres. Dallohej per kalem dhe korrektesi ne detyre. Kur venin per inventar, kontrolloret sa benin detyren se gjithmone e gjenin ne rregull, asnjehere nuk kish dale keq, jek e jek, as defiçit, as sufiçit. Kjo per ate kohe ishte karakteristike edhe per magaziniere te tjere emrat e te cileve mund t`i kujtoni.

Edhe djemte dhe vajzat e Murat Finos u bene me shkolle dhe punuan ne gjurmet e babait, ashtu Luani ish-gazetar i njohur, Engjelli gazetar,telekronist i jugut dhe me libra, Nustreti ne punen me femijet dhe Arbeni mjek i degjuar per shendetesine shqiptare.

What do you think?

Written by Admini

Kë Njihni në Këtë Foto? A ju Pëlqen dhe Ka Ndonjë nga Gjirokastra?!

Në Fjetoret e Kalasë të Gjirokastrës ku  Fëmijët e 7 të–Vjeçares të viteve 60-të e Lartë, Kalonin me Argëtime Ditët e Nxehta të Verës