Sot kujtojme dhe nderojme kujtimin dhe vepren artistike te aktorit te njohur gjirokastrit Aristotel Stefani i cili u nda nga jeta 8 vjet me pare ne moshen 84 vjeçare.
Teli sic i kemi folur shkurt la kujtime dhe gjurme te mira ne mjedisin shoqeror te Gjirokastres dhe me gjere, i vleresuar per lojen e tij ne skenen e teatrit dhe kinematografise, me dhjetra role ne filmat shqiptare, disa nga te cilat roli i Abdurrahman Pinxhos në filmin “Njeriu me top” në vitin 1977, roli i Novruzit, rojes së Manastirit në filmin televiziv “Liri a vdekje” 1979, roli i njërit prej dasmorëve në filmin “Përrallë nga e kaluara” 1987, ne 1998 ne rolin e shërbëtorit,” Dasma e Sakos”.
Kontriobuti madhor artistik i Telit eshte i vecante ne skenen e teatrit tone te Gjirokastres me dhjetra role ashtu dhe si regjizor i disa premierave.
Ne kinematografi Teli ka interpretuar në 14 role kryesore.
Aristotel Stefani lindi në fillimin e viteve 30 në fshatin Lliar të Zagorisë.
Aktivizohet me skenen e teatrit qe ne vitin 1945, me Grupin e Klubit Artistik të Kuçovës ku ushtronte profesionin e mekanikut .
Eshte nga aktoret e pare te Estradës Profesioniste të qytetit tone te Gjirokastres krijuar ne 1956 dhe ku punoi per vite me radhe deri ne pension.
Ka punuar gjithashtu edhe si drejtues i Shtëpisë së Kulturës së Sarandës, pa u shkeputur nga regjizura dhe rolet ne skene.
Gjirokastra, Zagoria e mbare artdashesit do ta kujtojne gjithmone aktorin e shquar.