Ndahet nga jeta ne moshe 66 vjecare aktorja e njohur shqiptare Eva Pëllumbi. Ajo njihet per kontributin qe ka dhene nder vite ne kinematografi dhe aktivitetin ne Teatrin e Kukullave.
Aktorja Eva Pëllumbi ka marre pjese ne disa filma si ne filmat shqiptar ‘Vajza me kordele të kuqe’, ‘Kapedani’ etj.
Per 17 vjet me radhe ishte pjese e stafit te aktoreve te Teatrit te Kukullave ku ka luajtur role të cilat kanë mbetur në memorie te femijeve, e shquar ne rolin e “Çufos” te shkrimtarit Gaqo Bushaka dhe personazhin e Pinokut nga vepra e Carlo Collodit.