in

Poeti i perjetshem Lefter Çipa :Mua pa këngë s`më rrihet, Dhe brenda dheut, ku flihet

PA KËNGË S`MË RRIHET

Sikur tërë bota të prishet,
Rrafsh me detin të vithiset,
Mua pa këngë s`më rrihet,
Dhe brenda dheut, ku flihet.

Dua, nga të gjithë të dihet,
Amaneti të mos fshihet,
Mua pa këngë s`më rrihet,
Dhe brenda dheut, ku flihet.

Dhe dasma në mes të lihet,
Dhëndrit kurora t`i digjet,
Mua pa këngë s`më rrihet
Dhe brenda dheut, ku flihet.

Djali i vetëm të më vritet,
Zvarrë,pas mushkës të hiqet,
Mua pa këngë s`më rrihet,
Dhe brenda dheut, ku flihet.


Dhe të shahem, të përflitem,
Ta di që babai s`më ngrihet,
Mua pa këngë s`më rrihet
As brenda dheut ku flihet.

Shpirti s`blihet, por as shitet,
Ikën, dhe në qiell ngjitet,
Mua pa këngë s`më rrihet
As brenda dheut ku flihet.

Dhe Brenda dheut ku flihet,
Them, nga kënga do më pihet.
Kënga ime do më njihet,
Kudo shpirti do më shihet.

Mua pa këngë s`më rrihet,
Them, nga kënga s`do më flihet!
~ Lefter Çipa ~
#kuarcmedia

What do you think?

Written by admin

Ne foto, punonjes te sektorit te elektrikut dhe ujesjellesit ne vitin 1951 ne Gjirokaster

Faleminderit nxënëses së talentuar Xhulia Shkreli për këtë vizatim të bukur të portretit të Nënë Terezës!