in

Misra te ziera ne Bragaç – Ju ka Marre Malli?!

Tani qe po afrojne festat e medha te fund vitit mendja na shkon tek stolisja e pemes se Vitit te Ri, tek bakllavaja dhe lakrori po cuditerisht harrojme misrat e dimrit te ziera ne bragaç.

Kjo menyre e vjeter e zierjes se misrave ne bragac ishte e pelqyer dhe e perdorshme ne cdo familje, duke shfrytezuar zjarrin e dimrit ne vater, e me shume flaken, prushin dhe hirin e furrave me dru te lagjeve.

Ndodhte ne Gjirokaster:

Ne “Furren e Premtos” ne Pazar, tek Stathi ne Varrosh, tek Xhevati ne Palorto, tek Nani ne Pazar te Vjeter apo tek Alushi ne Manalat,  tepsite me bakllava dhe lakror ishin te parat qe piqeshin po dhe bragacet me misra kishin radhen dhe kohen e tyre, zienin per tere naten e deri ne te gdhire ne hirin dhe prushin e furrave.

Ç`te haje pastaj, te shijshme kokrrat dhe lengu qe embelsohej edhe me nje apo dy luge sheqer.

Misrat e zier ne bragac kane shije dyfish te vecante nga ato te ziera ne uje ne vale ne enet e sotme. Nuk krahasohen me kallinjte e misrit te ziera me uje dhe me perberes te tjere, si qumesht e gjalp, rekomanduar nga disa shefa kuzhine qe, sipas tyre, cdo kokerr thithe gjalpin dhe qumeshtin.

Edhe mundet, te jene te shijshme, se nuk veme doren ne zjarr, po perseri themi se s`ka si shija e misrave te ziera ne bragac. Eshte shkruar dhe praktikuar ne tradite, vecanerisht ne prag te fundvitit.

Ditet e dhjetorit po mblidhen. Krishtlindjet dhe viti po afrojne.

Femijet kane degjuar por pak prej tyre kane shijuar misrat e zier ne bragac ne furre druri.

Eshte koha. Jemi ne dimer! Mos ta fshehim!

Na ka marre malli te shijojme misrat e ziera ne bragac!

What do you think?

Written by Admini

Festivali Isopolifonise ne Vlore: Grupi Polifonik i Grave te Dropullit te Siperm dhe Grupi ” Argjiro” Vlresohen me cmim te Dyte

Imami Elvis Naci: ” 6 Milione e 500 mije euro per te Prekurit nga Termeti”