Messi nuk frenohet para askujt, parakalon legjendat botërore të të gjitha kohërave dhe objektivi i radhës është rekordi i Peles.
Pasi barazoi rekordin e ikonës së Bayern Munchen, Gerd Mullerit, si golashënuesi më i mirë për një klub të vetëm në pesë ligat më të forta europiane me 525 gola, Lionel Messi tani synon të mposhtë Pelen.
Edson Arantes do Nascimiento, apo i njohur më mirë si Pele, ka shënuar plot 541 gola në 560 paraqitje për skuadrën braziliane sipas listës rankuese të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Statistikave dhe Historisë së Futbollit (IFFHS).
Sulmuesi legjendar, megjithatë, insiston se ia ka shënuar plot 1.283 gola, duke shtuar gola nga ndeshjet miqësore. Por, IFFHS-ja i llogarit vetëm golat e shënuara në ligat kryesore.
Tashmë Lionel Messit për ta barazuar tri herë fituesin e Kupës së Botës me Brazilin i duhen vetëm 16 gola.