in

Me dhimbje te thelle po japim nje lajm tragjik: Ne nje nga spitalet e Janines eshte ndare pergjithmone nga jeta Profesore e Universitetit te Gjirokastres Irena Shehu Margariti

Me dhimbje te thelle po japim nje lajm te hidhur .

Sapo e mesuam kete lajm tragjik.

Ne nje nga spitalet e Janines, pas nje operacioni te kryer nje jave me pare, eshte ndare pergjithmone nga jeta Profesore e Universitetit te Gjirokastres Irena Shehu Margariti, bashkeshortia e mikut tone te perbashket Genci Shehu.


Ajo ishte një nga intelektualet më të shquara të fushës se mesimdhenies per gjuhen angleze, qytetare e denje me formim te gjithanshem , karakter te forte dhe shpirt te lire , mbeshtetese e proceseve demokratike dhe progresiste per te miren e universitetit dhe arsimit shqiptar ne pergjithesi.

E shquar jo vetem ne mesimdhenie por dhe pjesemarrese me kumtesa ne sesione shkencore brenda e jashte vendit, nje perkthyese e talentuar dhe praktikante e shkelqyer ne pergatitjen e brezave te studenteve por dhe femijeve me kurset qe organizonte ne mesimin e gjuhes angleze.

Prof. Irena ishte e respektuar nga studentet, koleget dhe mbare komuniteti gjirokastrit e me gjere jo vetem per dijet por dhe per frymen paqesore e liridashese qe e karakterizonte ne marredhenie me ta e me femijet.

Ajo ishte gjithashtu edhe nje veprimtare e palodhur shoqerore ne sherbim te problemeve lokale te qytetit, e prirur per te ndihmuar me mendime dhe veprime konkrete per zhvillimin dhe demokratizimin e jetes qytetare ne Gjirokaster, si anetare e keshillit bashkiak ne disa legjislatura pas viteve 90.

Duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e saj ne fushen e arsimit universitar etj.i shprehim ngushellimet me te ndjera familjes se saj te nderuar .

U prehte me paqe shpirti i lire i Irena Shehut.

gjirokastraonline

What do you think?

Written by admin

Ne Gjirokaster/ Si kujtoni atmosferen, pijet dhe embelsirat ne pastiçeri Tirana perballe me hotel Sopotin

Magje me dru, magje me pafidhe, si i kujtoni?