Klubi i Luftëtarit ka mbyllur gjithçka edhe sa u përket miqësoreve që do të zhvillojë në Antalia gjatë fazës përgatitore.
Ashtu si klubet e tjera shqiptare që kanë zgjedhur Turqinë për përgatitjet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit, edhe gjirokastitët kanë kontaktuar me disa skuadra të njohura vendase, duke caktuar ndeshje me ta.
Në një video të postuar në faqen në Facebook të shefit të klubit gjirokastrit, Gentian Nora, duken teksa këndojnë “karaoke” këngën e Elita 5, Nora, si dhe mesfushorët Behar Ramadani dhe Eduard Rroca.
Në një moment lojtarët përshëndesin edhe trajnerin Hasan Lika, ndërsa marrin duartrokitje nga shokët e skuadrës në fund. Lufrëtari ka mbërritur sot në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojë 12 ditë për minifazën përgatitore.
Emri i parë me të cilin Luftëtari do të ndeshet gjatë fazës përgatitore është klubi i Trabzonspor, një emër i njohur në futbollin turk që po mundohet këtë sezon të luftojë për një vend në zonën që garanton aktivitetet ndërkombëtare. Luftëtari do të ndeshet të martën, më datë 9 janar, ndaj kësaj skuadre.
Ndërkohë, ndeshja e dytë është programuar të luhet më datë 13 janar ndaj Malatiaspor, një tjetër klubi të Superligës turke. /vipsport.al/
Ndërkohë mësojmë se në listën e lojtarëve janë edhe dy lojtarë te rinj qe do testohen nga trajneri Hasan Lika.
Përveç të rinjve të afruar ditët e fundit nga klubi gjirokastrit, siç janë Balla, Bocaj dhe Çekrezi, bien në sy emrat e Kristaq Mingës dhe Xhekson.
Nuk ka shumë informacion për këta dy lojtarë. I vetmi fakt që mësohet është se Xhekson është brazilian.
Shijoni stërvitjen LIVE nga Turqia: