Përfundon 1 me 0 në stadiumin e Gjirokastrës ndeshja mes Luftëtarit dhe Kamzës, shumë e rëndësishme për objektivin e të dyja skuadrave.
Luftëtari tani e sheh veten në vend të 4-t, pasi ka parakaluar disa rivalë. Trajneri Lika nuk kishte sot sulmuesin Vasil Shkurtaj. Ndeshja u vendos nga një gol i Rapos në minutën e 69-të, por me ndihmën e portierit Gjonikaj, të cilit i shpëtoi topi nga duart. Luftëtari shton shanset për Europën.
Trajneri Ndreu ndërkohë nuk kishte gati edhe ai sulmuesin Raçiç. Për sot ai ka zgjedhur formacionin e zakonshëm, me dyshen Fili-Plaku në sulm. Lelis luan me Arrabalin në qendër të mesfushës.
83′ – Bregu humbet rastin ideal për 2-0. Vlonjati merr një top nga Ramadani dhe futet në zonë, shmang një mbrojtës dhe gjuan jashtë. I lirë ishte Abazaj aty pranë.
69′ – GOOOOL. Rapo shënon, pas një gabimi fatal të Gjonikajt. Mesfushori gjuan në hyrje të zonës dhe portierit i shpëton topi nga duart dhe shkon në rrjetë. 1-0.