Gushti hyri e mesa duket me vape do vazhdoje, keq per ata qe presin shira e ngrica per te shijuar nje kokelaker te fresket e te bardhe bore.
Per kete, gjirokastriti i vjeter me banim ne Tirane, i merzitur se i ka vajtur mendja per nje kokelaker po nuk gjen me flete te cingrisura nga ngrica, megjithate per mall, vendosi te blente nje e aq, si te ishte.
-Peshome nje lakergaçke po nje çike te madhe, per 10 veta, jo te vogel se e dua per sarma dhe per gjedhe me mish- i tha shitesit qe e pa me bisht te syrit dhe beri sikur nuk e degjoi.
– He mo c`me kthen kurrizin apo nuk te pelqejne leket e mia. Nje lakërgaçkë dua,nuk dua dyqanin!
Shitesi nuk kuptoi per c`mall bente fjale dhe iu drejtua me ze te ngritur:
– Edhe nje here, cfare deshironi?
-Po lakërgackë mo, si te ta them ndryshe?
-Nuk kam- i tha prere shitesi.
-Po site mo, te plasura i ke? Ja mo, rafti sa nje mal!
-Nuk i thone ashtu -nderhyri ne muhabet nje bleres qe nga dialekti dukej nga Korça.
-Ashtu them dhe une-nderhyri nje bleres tjeter.
-Andej nga jam une, nga Gjirokastra, te paret keshtu i kane thene.Doni s`doni ju per mua eshte lakërgaçkë dhe nuk e luan as topi.
Shitesi qe donte pune dhe leke, dhe jo muhabet, hoqi nga rafti nje lakergacke te madhe dhe , si e peshoi, per t`i bere qejfin gjirokastritit dhe per te mos e humbur si kliente, i tha:
-Te falenderoj shume se sot mesova qe gjirokastritet i thone laker…
-Po, lakërgaçkë, tani qe e mesove fute ne koke! Edhe ju te tjeret!
-Ne nga Korça i themi…
-Ndersa ne nga…
-Ore ju thojeni si te doni, une nuk e nderoj me emer tjeter, lakërgaçkë dhe pike, fjale vendi, me rrenje…