in

Lajm i hidhur nga Gjirokastra: Ndahet nga jeta Sotiraq Paskali Mjeshter i Madh

Ne Gjirokaster eshte ndare nga jeta  Sotiraq Paskali, qytetari i dashur, i urte dhe i mençur, Mjeshter i Madh, themelues i Cirkut te famshem te vellezerve Paskali dhe artisteve te tjere gjirokastrite, profesionisti i shquar ne veterinari, me kontribute edhe ne pikture e  skulpture, kompozitor dhe shkrimtar, me disa libra ne sasi dhe cilesi, me plot kujtime per veten, familjen, shoqerine dhe Gjirokastren ne pergjithesi.

Sot Gjirokastra eshte ne zi per humbjen e njeriut te saj qe ne gjithe veprimtarine e tij manifestoi vlera te spikatura qytetare e profesionale, plot dashuri per lagjen Palorto ku lindi dhe Gjirokastren ku u rrit, u formua dhe kontriboi ne disa fusha, i nderuar dhe vleresuar per punen dhe krijimtarine e tij si “ Qytetar Nderi i Gjirokastrës ” me motivacionin” Udhëheqës i shquar i cirkut, kompozitor, piktor, skulptor dhe shkrimtar i njohur”, dekoruar  edhe me urdherin”Naim Frasheri”. 

Sotiraq Paskali, embleme e qytetit, nuk do te jete me fizikisht midis nesh por shpirterisht do te kujtohet e respektohet per jeten dhe veprimtarine me plot historira te pangjashme me ato c`ka mund te kene realizuar njerez te ditur e te forte te Gjirokastres,histori qe nisin nga ai Sokak ku rreth tij ne shtepi te medha e te dukura kane lindur njerez te shquar qe e kane nderuar Gjirokastren, pjese e vecante e se ciles ishte dhe Ai, me jete sa lirike dhe epike vecanerisht nga vitet 60-90.

Kujtojme Permetin, ku ne korrik te vitit 1964 realizoi nje nga aventurat , raftingun e pare me një trap primitiv se bashku me shokun e tij  Gjon Baldini nga Shkodra, me jehone ne mbare vendin.

Atehere Sotiraq Paskali ishte djalosh 21 vjecar qe guxoi te pershkruante mbi ujrat e Vjoses nje aventure qe askush nuk e kish bere me pare, deri ne Uren e Mifolit.

Jeta dhe puna krijuese e Sotiraq Paskalit eshte nje histori e tere qe ai edhe e ka shkruar ne disa libra por qe dhe eshte shkruar shume edhe nga te tjere per te.

I paharruari Sokrat Papadhopulli dikur ka shkruar:

” Eshte figura me poliedrike ne Gjirokaster(por edhe ne Permet) Per Raqin kam bere disa shkrime dhe ai per kete me eshte shume mirenjohes. Nuk numerohen rastet, sa here kemi pire kafe bashke ne Qafe te Pazarit”. 

Sotiraq Paskali ka qene mik me te gjithe, fjale mire e i perzemert,i hapur dhe i buzeqeshur, mikeprites ne shtepine e tij ne Palorto. I tille do te kujtohet nga familja, te afermit, miqte e banoret e Gjirokastres.

Ngushellime !U prehte ne paqe shpirt i lire i Mjeshtrit te Madh Sotiraq Paskalit!

/gjirokastraonline/

 

 

What do you think?

Written by admin

Ndahet nga jeta shkrimtari Milan Kundera

Perseri nje lajm i hidhur: Eshte ndare nga jeta baritoni i njohur gjirokastrit Xhelal Angoni.