in

“Ky eshte Djali im” – Mallëngjehet Pronari Grek për Falënderimin që ish Emigranti Shqiptar i bëri Live tek e Djela Shqiptare

Nje ish emigrant ne Greqi i quajtur Xhovani dhuroi shume emocione sot ne emisionin E Djela Shqiptare.

Ndersa po tregonte peripecite dhe veshtiresite qe kishte kaluar ne Greqi ku kishte shkuar emigrant pa dokumenta qe ne moshe te vogel, prezantuesi Ardit Gjebrea tregoi ne ekran se stafi kishte shkuar ne Selanik te Greqise per te derguar ftesen pronarit qe e kishte ndihmuar dhe trajtuar si femijen e tij.

Me pas pronari me emrin Stathi e kishte pranuar ftesen dhe ndersa u shfaq ne studio sapo pa Xhovanin tha: “ky eshte djali im!”.

“E kam njohur ne fushe, e kam cuar pastaj ne pune. Edhe vellezerit kane punuar shume vite te ne. E kam dashur shume kete djale. Flinte aty ne ndermarjen time. Skishin asgje dhe sot me behet qejfi qe eshte mire. Per here te pare me solle ne Shqiperi dhe u gezova qe njoha Tiranen.”


Xhovani me pas tha:

“Se pari mire se erdhe. Gezohem shume qe te shoh sot ketu. Jam sot ketu te te them nje faleminderit te madhe per ato qe ke bere per mua. Isha 14 vjec kur me more ne fabrike dhe u kujdese per mua. Te gjithe aty me ndihmuat po sidomos juve.”

I ftuari nga greqia perlotet dhe i kujton se me shume veshtiresi i nxirte leket dhe i harxhonte shume shpejt prandaj dhe e keshillonte si djalin e tij.

Xhovani nderkohe i thote se i ka zbatuar mesimet e tij dhe sot ka arritur te kete nje shtepi te tijen.

“Ndaj jam ketu te te them faleminderit dhe mire se erdhe. Tani me e pakta qe mund te bej per ty eshte te te shetis ne gjithe Shqiperine.”

Keshtu e mbylli Xhovani falenderimin e tij per pronarin grek qe u kujdes si ta kishte djalin e tij.

What do you think?

Written by admin

Sot Urojmë për Ditelindjen Aktorin e Njohur Gjirokastrit Nikolla Llambro

Të Gjithë që Hynin në ato Kafene, Hidhnin Sytë me Respekt ne Fytyrën e Heroit të tyre