Me 5 shkurt 1941, 79 vjet me pare, ne Peqin lindi i paharruari Ferdinand Deda qe u nda nga jeta ne moshe 62 vjecare ne 24 gusht 2003.
Per ata qe nuk e dine hapat e para te punes kompozitori imadh i hodhi ne shkollen “Koto Hoxhi “ te qytetit te Gjirokastres ku qendroi 2 vjet.
Nuk dihet se si e ka pritur atehere emerimin ne nje qytet te larget si Gjirokastra po dihet shume mire nga kujtimet e kolegeve te kesaj te tij ne kete shkolle se ka punuar me perkushtim.
Me mbarimin e Liceut Artistik dhe emerimin mesues muzike ne Koto Hoxhi mesuesi i ri, me plot energji e deshira per pune, dallohet jo vetem si mesimdhenes i ores se muzikes por dhe ne veprimtarite jashte mesimit.
Tregohet i pakursyer per te zhvilluar me nivel oret muzikore me klasat duke krijuar atmosfere te gezuar me ta ne shoqerine e tingujve te fizarmonikes qe nuk e hiqte nga krahet.
Nje nga synimet e tij ishte te zbulonte dhe nxiste prirjet e nxenesve per muziken dhe pjesemarrjen e tyre ne aktivitete si ne kor , ne valle etj.
Gjate dy viteve ne kete shkolle ai u kujdes per ngritjen e korit te shkolles dhe pjesemarrjen ne takimet artistike midis shkollave, koncertet ne podiumin e ngritur ne sheshin e Çerçizit ku duartrokitej per lojen e vecante me fizarmonike.
Ne shkolle bashkepunonte ngushte me mesuesit e letersise dhe rrethin letrar te shkolles per mbremjet tematiko argetuese me rastin e festive te rendesishme si Viti I ri, -7-8 marsi, festat e 28 dhe 29 Nentorit dhe programin e mbylljes se vitit dhkollor.
Mesuesi i muzikes Ferdinand Deda tregohej shume i dashur me femijet dhe ndihmonte talentet ne muzike dhe valle.Me fizarmonike ne krahe shoqeronte nxenesit ne cdo veprimtari edhe jashte shkolles.
Nga shkolla Koto Hoxhi u lartgua pas dy vjetesh me vleresimet me te mira per punen dhe sjelljen.
Ne vitin 1961 vazhdoi Akademine e arteve dhe konservatorin e muzikës ne Pragës për dirigjim por qe pas nje viti detyrohet te ndërprese studimet dhe t’i vazhdojë në konservatorin e Tiranës.
Punoi si drejtues i formacioneve muzikore. Kur ishte student drejtonte orkestren e RTSH. Pas studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali.
Ferdinand Deda nga viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit, ka kompozuar muziken e shume filmave artistike e njekohesisht eshte shquar per realizimin e valleve simfonike, ne krijimet muzikore per femijet etj.
Eshte shquar si organizator e drejtues dhe eshte themelues i koncerteve pranverore në RTVSH, ka marre shume çmime e tituj nderi.Ne vitin 1997 u shpall fitues i “diskut të artë”, eshte nderuar “Artist i merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Artist i Popullit”.
“Kompozitor, dirigjent, orkestrues, instrumentist, Ferdinand Deda me veprat e tij të panumërta, do të jetë gjithnjë midis nesh”eshte shprehur per te Zhani Ciko.