in

Kur ndeshjet e futbollit në Fushën e Vjetër të Gjirokastrës shikoheshin pa biletë si ne ekranet me xixa

Banoret e qytetit te Gjirokastres ndeshjet e futbollit i kane pare me leke dhe pa leke, pra edhe falas. Falas ishte nga koha kur u krijua klubi Shqiponja e disa vite radhazi pa u ngritur muret rrethues ne fushen e vjeter te sportit qe u ndertuan pas viteve 55.

Deri atehere fusha ishte e rrethuar me kangjella druri dhe shufra hekuri dhe sa dime ndeshjet shikoheshin pa paguar.

Me rrethimin e territorit rreth fushes atehere u vendos dhe “regjimi” i biletave me dy cmime, me te larta ne tribunen qendrore nga ana e ndermarrjes se kombinuar dhe me cmim me te ulet ne shkallet nga ana e godines se fabrikes se lekure kepuces.

Fillimisht rregulli “asnje pa bilete” vazhdoi gjate po dhe leshime beheshin.

Figure e pare si bileta shites ishte Ruhi Jaupi qe pas kishte dhe disa te tjere qe merreshin me kete pune, grisnin biletat tek porta me gure te skalitur ne hyrje te fushes.Kane kaluar shume vite. Emrat nuk na kujtohen.

Ne muret rrethues qendonin edhe “rojet e Ruhiut”, nje apo dy veta ne cdo mur qe, me shkop ne dore, zbonin ata qe perpiqeshin te kapercenin ne fushe.

Femije e te tjere hynin fshehurazi ne fushe nga dy te çara te murit rrethues ne fund te portes nga ane e lumit.

Brenda dhe jashte fushes se lojes leviznin dhe police qe benin hije jo per te kontrolluar kush futej me dhe pa bilete po per mbajtjen e “rregullit te pergjithshem” se dhe mund te ndodhte ndonje skandal gjate ose pas ndeshjes.

Regjimi i biletave ca banore jo dhe aq tifoze, ndoshta dhe me ekonomi te dobet, ose dhe kursimtare, i shtrengonte te mos zbrisnin fare ne fushe po t`i ndiqnin ndeshjet nga disa pika te largeta.

Nga keto pika ndeshjet shikoheshin si ne nje ekran me xixa, pa i njohur lojtaret ,po dukeshin levizjet e tyre.

Kjo kategori shikuesish ishin moshe e madhe qe nuk mbertheheshin nga ethet sic mund te ndodhte me tifozet qe ndiqnin cdo levizje te lojtareve ne fushe.Ata here gezoheshin e here hidheroheshin nga britmat apo dhe psheretimat, po dhe zhgenjeheshin kur fusha ngrihej ne kembe e bertiste gol dhe ndodhte qe arbitri ta anullomte.Kete situate ata e mesonin pas ndeshjes, kur pyesnin ” He mos, si vajti ndeshja?”.

Keto pika ishin” Kodra e Bajos” prane shkolles “29 Nentori” (sot Cajupi), kodra tjeter mbi Bendin e lagjes Pllake nen shtepine e Zihni Sinanit ku kishte dhe 3-4 stola druri.

Ketu ndeshjet ndiqeshin edhe nga vajzat dhe grate e lagjes.

Nje pike tjeter ishte kodra mbi ndermarrjen e kombinuar ku me vone u bene pallate dhe banore te tyre i shikonin ndeshjet nga ballkonet.Do thene qe ne ballokone rrinin vajza qe e donin futbollin po nuk “guxonin” te zbrisnin ne Fushen e Vjeter, per arsye qe mund te flasim nje here tjeter.

Shikimi i ndeshjeve nga jashte “mureve”te Fushes se Vjeter te Sportit nuk ndodhte per mungese te biletave. Brenda fushes njerezit ndiqnin ndeshjen ne kembe ndersa tifozeria e vertete ne triubunen qendrore dhe ate tjetren perballe saj. Do thene qe ato mbusheshin plot e perplote dhe grupe tifozesh me emer, te “kualifikuar”,shquheshin gjate gjithe ndeshjes me thirrjet ne korr per Luftetarin dhe emrat e lojtareve.

Atehere ishte dhe mentalitet. Disa qe e shikonin ndeshjen me “dylbi”, thoshnin:” Edhe nga kodra mire duket” te tjere pertonin qe pas ndeshjes te ngjitnin kodren e perpjete te lagjes Pllake dhe ate tjetren me e madhe, lukurame, mbi konviktin e shkolles pedagogjike.

Tjeter arsye. Kishte dhe pakenaqesi per skuadren. Me vite Luftetari ka luajtur ne kategori te dyte e ca kohe edhe ne kategori te trete ndaj dhe thoshnin:“ Pse te vemi, se mos fitojne, na veme leket dem!”

Ndryshe gjykonin ata qe shikonin ndeshjet me leke, te kenaqur kur Gjirokastra fitonte, thoshnin:” I kane halla leket”.

Kjo histori me bileta e pa bileta vazhdoi edhe kur u ndertua stadiumi ne lagjen “18 shtatori”. Shumica e tifozeve te mesuar t`i shikonin ndeshjet me leke nuk hoqen dore por nje pjese perseri i shikonin ato nga jashte stadiumit,  nga kodra e univeristetit, nga ballkonet e pallateve dhe nga “hapesirat” e kangjellave prej hekuri ne rreth rrotullimin e stadiumit.

Do thene qe kjo kategori me mbarimin e pjeses se pare, me hapjen e dyerve, ndeshjen dhe perfundimin e saj e shikonte pa leke.

Por kjo situate nuk vazhdoi gjate, vecanerisht pas vitit 1990 u rrit kerkesa e llogarise per te siguruar te ardhura nga ndeshjet dhe u dha urdher” asnje pa bilete”.

Ne shkallet e stadiumit beheshin dhe kontrolle te forta sic veprohej ne kinemane e vjeter ne pazar se mos ndonje ishte futur me bilete fallco qe ca i ngjtnin me peshtyme dhe me qumeshtin e fikut te eger qe ndodhej afer nderteses te kinemase verore.

Vitet e fundit situata ka ndryshuar. Eshte shtuar numri i atyre qe i shikojne ndeshjet  me bilete. Ndodhi kjo me masat qe u moren, heqjen e karigeve dhe tavolinave ku njerezit clodheshin e benin sehir, ndersa me vendosjen e reklamave nuk duket as fusha.

Kjo qe treguam duket histori e shkuar dhe e mbyllur por jo per ata qe jane ende me fat qe ndeshjet i shikojne nga ballkonet e pallateve rreth stadiumit.

What do you think?

Written by Admini

Ja si i mbanin flokët gjyshet dhe nuset e bukura të Lunxhërise kur vishnin kostumin e krahinës

Doktoreshë Vjollca Koko:”Kemi nevojë për shërbime komunitare, shëndetësore dhe sociale”