in

Kur Ali Pasha “gjezdiste” mbi Lagjen Palorto, në Gjirokastër!

Kur hyri ne librari dhe po gjurmonte me vëmendje nëpër raftet e librarisë, dukej se kërkonte diçka që nuk po ia kapte syri.

 

Nuk ishte lexues i njohur për Alizotin. Tipa të tillë zakonisht vinin në librari të blinin ndonjë libër të rekomanduar nga dikush tjetër.

 

Alizoti po e ndiqte me vëmendje, por nuk i ndërhyri. Fakti që nuk iu drejtua librarit tregonte se e kishte marrë përsipër ta gjente vetë atë që kërkonte.

 

 

“Si nuk e kupton, se jam dhe une ne librari, që mund t`i shërbej, t`ia gjej atë që do, ose t`i them mos e kërko, se nuk e kam, është shitur,- po mendonte librari, që po i rrinte qiri në këmbë, në pritje, por e la te qetë ta konsumonte deri në fund kokëfortësinë.- Të shohim ku do dalë!”

 

 

– Ku mund ta gjej unë atë!…, Ali Pashanë ? -iu drejtua më në fund librashitësit dhe, me të dy duart mbështetur mbi banak, nuk po i ndante sytë Alizotit.
– Ali Pashanë po kërkoni ?
– Po, po, Alinë !
– Këndej rrotull ka qënë. Thonë se e kishin parë dje duke gjezdisur lart në Këcullë, -i tha Alizoti.- Diku kërkonte, ndofta juve. S`u takuat!

 

 

(Pjese nga libri “Alizot Emiri, Libri i dytë, Njeriu, librari e gázet fisnike” i autorit Shpëtim Emiri).

 

 

What do you think?

Written by admin

Fotografi Janinjot që Fotografoi Gjirokastrën nga viti 1910 -1945 dhe …

Sheshi “Lëmi i Zekate”! Nga vend ku shkoqej gruri e celfisej misri dhe shesh ku luanin fëmijët u ndërtua…