in

Kujtojme Petrit Llanon, poet dhe organizator i jetes kulturore e artistike te qytetit te Gjirokastres

Si sot 12 vjet me pare u nda nga jeta ne moshe qe nuk pritej, Petrit Llano, poet dhe menaxher i shkelqyer i veprimtarive artistike dhe folklorike, me krijimtari te pasur ne fushen e poezise e vecanerisht ne ate te folklorit,me dhjetra krijime te Tij jane prone e popullit.

Petriti ka qene dhe ka mbetur ne librin e qytetit figure e dashur per banoret, familjen,te afermit dhe miqte qe e kujtojne per jeten aktive dhe kontributet qe ka dhene ne disa fusha, si krijues dhe zbatues projektesh artistike dhe folklorike.

Ishte dhe ka mbetur njeri personazh, intelektual dhe qytetar ne ide e sjellje, pasuri per historine dhe kulturen e Gjirokastres, pjese e se ciles ishte dhe kontribuoi ne jeten politike, artistike e shoqerore te Gjirokastres.

Petrit Llano, me kulturen e tij te admirueshme, dashurine per letersine, artet e folklorin, dha shembullin e krijuesit te lidhur me vendin dhe popullin e tij duke lene pas nje krijimtari te pasur por ende te pambledhur dhe botuar ne poezi, vargje popullore, skece humoristike , librete artistike etj.

Simbol i jetes se Petrit Llanos ka qene bota e librit, bota kulturore, artistike e folklorike e qytetit ku ai lindi u rrit dhe shkoi nje jete te ngarkuar emocionalisht deri ne ndarjen parakohe nga jeta.

I rendesishem ka qene roli i Tij ne jeten artistike e folklorike te qytetit, ne udheheqjen dhe organizimin e saj, me krijime te bukura e te vleresuara edhe me cmime ne festivalet e femijeve ne Gjirokaster dhe takimet Kombetare ne Shkoder e Tirane, ne takimet folklorike e vecanerisht ne FFKombetare.

Petriti e donte punen dhe i sherbente me perkushtim dhe ndergjegje duke qene ne krye te saj si krijues dhe organizator, me fillime ne punen me librin ne garnizonin e qytetit, ne biblioteke e redaktor ne radio Gjirokastra dhe, mbi te gjitha, ku dhe shfaqi talentin dhe prirjet e tij si udheheqes i jetes kulturore dhe artistike te qytetit ne vitet pas 90-tes.

Me një përkujdesje të veçantë Petriti ka ndjekur zhvillimet demokratike te qytetit dhe projektet kulturore i ka ndertuar ne forma sa me interesante per publikun, te pershtatshme me historine dhe aktualitetin, me kulturen qytetare, me tematike te larmishme dhe rrezatim ne publik.

Petrit Llano ishte me formim te spikatur si specialist kulture, drejtues me vizion qe orientohej drejt ne zgjedhjen dhe venien ne jete te projekteve te cilat i ndertonte ne lartesine e krijuesit dhe profesionistit te provuar.

Petriti shkelqente edhe ne jeten shoqerore, ishte human, i dashur dhe mikprites, donte miqte e shoqerine,tavolinen dhe dollite,vleresonte krijuesit e bashkepunonte me ta, ndihmonte talentet e reja dhe perpiqej qe te realizonin endrrat e tyre per letersi, muzike, pikture e artet ne pergjithesi.

Krijues e artist ne shpirt, Petrit Llano do kujtohet gjithmone se jeta e puna e tij ka lene gjurme ne te mire te qytetit dhe banoreve te tij.

What do you think?

Written by admin

Nderim dhe respekt per baxhoxhinjte e Gjirokastres

Ne foto, bora e pare ne Boston, por dimri ne Gjirokaster dhe fshatrat e saj nuk eshte dhe i lehte…