in

Kujtese/ Një pllakë përkujtimore e munguar për kompozitorin e shquar të muzikës së lehtë shqiptare Kastriot Gjini

Ndoshta jo te gjithe e dine, per brezin e ri te sotem e kemi fjalen se kompozitori i shquar i kengeve rinore, te muzikes se lehte shqiptare, nga themeluesit e saj, Kastriot Gjini ka kaluar vitet e para te shkolles ne Gjirokaster.

Ai me familje ka jetuar ne ndertesen ngjitur me shtepine e kamarierit te mirenjohur nga Zagoria Jano Koçiu ne faqen ballore te se ciles ishte nje çezme ku lagjja mbushte uje dhe kalimtaret shuanin etjen.

Dhe sot eshte dera dhe nje dritare qe veshtron nga rruga qe zbret ne lagjen Hazmurat ku Kastrioti femije e ne rritje pergatitej per mesimet e dites por edhe si antar i rretheve artistike ne shtepine e pionierit. Qe ne ate moshe ai kendonte dhe shkruante kenge dhe dallohej ne mjedisin shkollor te qytetit, shembull ne mesime, ne muzike dhe sjellje qe e donin dhe respektonin te gjithe.

Me vone,pas transferimit te prinderve ne Tirane, ndjekjen e shkollave dhe pjesemarrjen si kompozitor ne festivale dhe anketat muzikore te Radio- Tiranes do te behej i famshem, emri dhe krijimtaria e tij do te zinte vend nderi ne muziken e lehte shqiptare dhe jo vetem ne kete zhaner.

Kenget e para te tij do vleresoheshin nga jurite me çmime dhe rinia do t`i mesonte ato per erotiken, melodine dhe ritmin, se kishin dhe mdikim, diçka te perbashket apo rryme te themi perendimore, me kenget e preferuara te Luçio Battistit e Çelentanos, djemve britanikët Beatles-at etj.

E kush nga brezi i viteve 70 te nuk i kujton kenget e mrekullueshme ‘Kartolina’, ‘Fqinja’, ‘Duart e tua’ te kompozitorit Kastriot Gjini qe vitet e femijerise shkollore i kaloi ne qytetin tone, ne Gjirokaster.

Nisur nga nje fakt i tille, dikur ne shoqeri me te, sa here qe hedh veshtrimin nga dera dhe dritarja e katit te pare te shtepise ku ai banonte me qera, me duket se do ta shoh ne dritare, do degjoj melodite e kengeve te tij dhe them:

Sa mire do te ishte qe ne krah te deres te vendosej nje pllake perkujtimore ne kujtim dhe nderim te kompozitorit te rinise qe iku nga kjo jete ne moshe te re me mbishkrimin:

” KETU KALOI VITE TE FEMIJERISE KOMPOZITORI I SHQUAR I MUZIKES SE LEHTE SHQIPTARE KASTRIOT GJINI”

What do you think?

Written by admin

Kultivohet sot pjepri i famshem i fshatit Goranxi ne krahinen e Dropullit?

Hamejte e Qafës së Pazarit në Gjirokastër që Vangjel Jovani dhe Nuro Alikua i paguanin me leke ne dore ndersa kuzhinierët me ndonjë të hollë nga xhepi dhe…