Me Pazarin e Vjeter ne krye lagjja Pllake ne Gjirokaster eshte nje e tere ne koder, histori dhe foto, me shtepite e jetes, deshimtare te origjines dhe historise se njohur dhe asaj te fshehur brenda mureve te renduara,nje pjese sic kane qene e mbetur, te tjera te restauruara e ndonje ndryshe po me karakteristikat e shtepise se vjeter.
Sot pas mengjesit kur drita e diellit se pari ka ndricuar shtepite e ballit te lagjes qe veshtrojne nga lindja, te Malos, Peços, Metes e pak me vone rrugen e kalldremte qe ngjitet nga Bendi tek shtepia e Bashkimit, te tjerat te heshtura ne dy anet e saj edhe pse te rrahura nga drita e diellit, ngjallin melankoli e trishtim.
Dhe jo pa arsye. Heshtja flete:
Pllaka e dikurshme , e vjeter, nuk eshte si e kam njohur ne femijerine dhe rinine time, si e mbajne mend dhe me mire me te vjeterit, me banore plot energji ne lidhje te aferta e miqesore me njeri tjetrin, edhe me krushqi brenda lagjes.Shembujt jane;rrohej si ne nje familje te madhe me fukarallek por ne mirekuptim e harmoni; shkohej ne Pazar, ne pune e ne shkolle, ne festa e gezime te perbashketa dhe vihej ne shtepite me dyer te hapura.
Kujtoj shtepite, sokaket e portat si ishin ne vitet e mia, Ndodhte kjo: ne pasditet dhe mbremjet e vona, vajza e djem bashke, plaka e pleq gjithashtu, me raste e pa raste si per te gezuar edhe per te festuar, per te ndare e bashkuar histori jete.Pas portave te renda nuk vihej “kliço” nga pas, femijet luanin e qeshnin me lodra te pakta neper duar,me kukulla qe i zbukronin e vinin ne gjume duke kenduar, djemte me te rritur me kaçole e rrota teli neper rruge, vajzat bashke ne vira, teatrot me hije, odarat, kenget e recitimet,qendismat etj.
Sot veshtire te perjetoje ate pamje bashkesie, ato detaje te thjeshta mbreselenese, realitete te shkuara, por per ata qe me lexojne dhe jane larg, banore te dikurshem te Pllakes, mendoj se jane nje drite ne kujtesen e pahumbur per cdo porte e shtepi te lagjes, familje dhe personazh te larguar apo qe nuk rron me.
Edhe ne Pllake, si ne cdo lagje te vjeter te Gjirokastres, shume familje, te medha dhe te pasura,para e pas viteve 44, per arsye te shumta, politike dhe ekonomike, lane apo shiten shtepite dhe shkuan ne Tirane e Durres. Per mundesi me te mira jetese dhe ngritjen e mireqenies, ndryshimet ne psikologji dhe veprimet individuale mbeshtetur ne levizjen e lire ndodhen vecanerisht pas viteve 90-te , ne Tirane e gjetke, por edhe jashte vendit, ne Greqi, Itali e Amerike.
Por kjo nuk ndodhi me shumicen e familjeve te lagjes, dhe me ata qe u bene banore te saj pas viteve 44 se ketu gjeten nbeshtetje, refuzuan largimin,pranuan sfidat e veshitresite, ruajten brenda shpirtit shpresën per nje dite me te mire.
Ndaj dhe sot, edhe pse porta e sufa te shtepive, shumica te rregulluara nga duar ustallaresh qe perkedhelin dhe vendosin gurin ne qoshen dhe radhen e duhur, rrembehesh vetem nga perfytyrimet dhe kujtimet e shkuara. Me sy kerkon nje te njohur , femije te asaj kohe tani i rritur, prind e gjysh, me niper e mbesa, po ku ta gjesh, te flasesh per mall e mostalgji per dashurine e pare , gezimet dhe festat, vuajtjet e dhimbjet, jo te pakta ne ate kohe, po ku ku jane, ku mblidhen?
Varemi kalldremit per tek Bendi me shprese se aty do takojme dike per çmallje, ndersa pushojme ne zemer te lagjes, dikur dyqani i bukes dhe ushqimeve, ku zihej radha pas mesnate e jo te gjithe siguronin nje shishe qumesht apo nje pako gjalp; ngrejme koken lart me deshiren e mire te shikojme rrushin razaki qe mbulonte gjithe hapsiren nga shtepia e Flamurit.
Kujtojme dy pleqte e mire e te urte , te paharruar te familjeve Vehbiu,
Me poshte oborri i madh i shtepise ku rrinin me qera familje te ardhura, pastaj shtepite e medha te Sinove nga te dy anet e lagjes, per te arritur ne porten e Kaçajve dhe per te prekur muret e reja te Bendit, stolat e vetmuara, me tej shkolla dhe kompleksi i ringritur i Kodres se Rilindesve, pa shkuar nga Ura e Nances me mendimin per te fotografuar dhe shkruar nje here tjeter.
Pyesim po mesojme se Dr. Murati ka diten e vizitave ne Permet ndersa Poeti i lagjes, Haderi ka pak muaj ne megrim, ne Amerike. Mjaftohemi duke shkrepur aparatin per te marre me vete Bendin , vend per kuvend e kenge, i dashur per cdo banor te Pllakes, ku sic ka ndodhur me vite me siguri edhe ne mbremjet e kesaj vere momentet e ringjalljes te atmosferes se dikurshme mbushen me kujtime, me histori njerezore edhe per ata qe kane qene pjese e pandare e tij e sot nuk jane me, Bashkimi, Alushi…
Ne Pllake ashtu si historia e saj jeta vazhdon; Ndryshimi ndjehet, shtepi te rregulluara, pa gjurmet e pamjes dhe jetes se meparshme, zhvilluar ndryshe, avli me te gjera e me lule, kopshte te gjelberuara, dhomat me kushte me te mira per dimer e behar dhe jo vetem ne disa, me mireqenie me te larte…Ne to ndihen hapat e te madhit e te vogelit, ne avlite e kopshtet lexohet dhe recitohet, dy e me shume gjitone edhe mblidhen bashke per nje raki e nje kenge te shtruar gjirokastriçe, ndihmojne njeri tjetrin per nje mur e nje çati, grate zene petet , lakror apo byrek me kungull dhe bejne gati saçin,se furren e lagjes nuk e kane me…
Fotot dhe keto pak rrjeshta per Pllaken banoret e dikurshem te saj, janë vetëm një drite ne kujtesen e pahumbur per cdo porte e shtepi te lagjes, edhe pse me pak shembuj te rikthimit pas mergimit qe nuk kane munguar, shenje e mire per ringritjen e shtepive, levizjen e jetes ne avlite e dhomat e heshtura.
Familjet qe kane shkuar ne emigrim do donim sic dhe kane enderruar te kene arritur permiresimin e jeteses e mireqenien e deshiruar, me vullnetin e mire te kthimit perseri ne shtepite e jetes …Kur ka ndodhur kjo lagjja ka gezuar, ka pritur e percjelle me kafe, gliko e dreke, si momente bashkimi e jo ndarjeje, ringjallje e atmosfere se humbur, deshmi e lehtesi per shpirtin e trazuar te atyre qe nga nevoja per jete e ekonomi me te mire gjenden ende neper bote po qe edhe pse vishen e hane me mire aty ku jane nuk gjejne rehat, me koke prapa jane, me mendje, sy e kujtese nga Pllaka e tyre e vjeter por shume e dashur per te gjithe.
/Fotot Loukas Loula/