Ne nje postim ne Facebook , mengjesin e sotem, Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga punimet për transformimin e sheshit “ Çerçiz Topulli” ne Gjirokaster.
MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga kantieri i veprës madhore për transformimin e sheshit të Çerçizit, në një hapësirë këmbësore me një parkim publik nëntokësor prej 300 vendesh, që e kthen zemrën e qytetit muze në një zonë pa makina, e cila së bashku me bajpasin do të mundësojnë zero ndotje në rrugët ekskluzivisht pedonale të qendrës së Gjirokastrës, ju uroj një të mbarë – shkruan Kryeministri Edi Rama.