in

Krojet e Lunxhërisë/ Tregoni dhe Ju për Krojet e Fshatit Tuaj!

Lunxhotet jane shquar per ndertimin e veprave hidrike. Krojet jane disa që kane mbetur dhe sot, funksionojne, edhe pse si kohe u perkasin shekullit XVII e me pare.

Ja ç`ka shkruar francezi Pukevil ne fillimet e shekullit te XIX per aktivitetin e tyre, ata “ formojne nje bashkesi te vjeter shqipatersh te cilet ushtrojne prej koheve me te lashta mjeshterine e terezitjes se ujit ose te çezmaxhinjve publike”.

Mjeshtrit e pare te ndertimit te tyre kane qene nga fshati Dhoksat, Nokove e Kellez qe e kane ushtruar kete zanat heret, brenda territorit te krahines por dhe ne Gjirokaster e jashte kufijve te vendit, deri ne Stamboll.

Nder familjet lunxhiote prej te cilave kane dale mjeshtra te zote ne ndertimin e veprave hidrike, permendet familja e Xhahollareve nga fshati Dhoksat si dhe mjeshter te tjere te dale nga familja Jaho, Jorgaqi dhe djali i tij Thanasi qe kane punuar deri ne fillim te shekullit te 20.

Ne fshatrat e Lunxhit nje pjese e krojeve qindravjecare ekzisojne edhe sot.

Kroje ne funksion jane dhe ato te fshatit Dhoksat, Kroi i Lagjes se Poshtme, Kroi i Çetes se Mesme i vendosur ne qender te fshatit dhe i shoqeruar me dy çezma , njera me e vjeter e me uje vetem ne periudhen e dimrit dhe tjetra me uje te rrjedhshem ne çdo stine.

Ne piken me te larte te fshatit ndodhet dhe Kroi i Madh i mbuluar me strehe i cili furnizohet nga dy burime, me uje mali, e quajtur “ meme e ujit” .

Tre kroje ka dhe ne fshatin Kellez që mbajne keto emra “ Kroi i Kellezit’, “ Kroi i Shulit” dhe “ Kroi i Mesit” qe ky i fundit ndodhet ne qender te fshatit.

Kroje te vjeter dhe ne funskion ka gati ne cdo fshat te Lunxherise, ne Mingul ne qender te fshatit, ne Nokove ku ka tre kroje, ne Qestorat etj.

Kroi i fshatit Selcke eshte njeri nga me te vjetrit ne krahine që i ka rezistuar normalisht kohes. Eshte ndertim i vitit 1885 dhe shoqerohet me nje bend qe ka permasat 4 x 6 x 2 m, që nenkupton nje vellim prej rreth 5o m3. Tipar dallues i tij , i ngrehines me mure e me cati qe e perfshin, eshte dhe prania e rezervuarit per depozitimin e ujit qe vjen nga burimi.

E perbashketa e krojeve te Lunxherise eshte thjeshtesia ne realizim, pa pretendime ne veshtrim arkitektonik dhe shpesh edhe pa instalime shoqeruese te lidhura me funksione te tjera por qe ne ndertimin e tyre kane gjetur zbatim koncepte te qarta te natyres teknike.
Banoret e sotem e ca me shume ata te larguar vecanerisht per krojet kane dashuri edhe si vende te rendesishme takimi qe zgjojne kujtime, nostalgji dhe mall, edhe vargje te kengeve “ Krojet e fshatit tim “, “ A kane uje ato burime…” e plot te tjera qe poeti popullor ju ka kushtuar.

What do you think?

Written by admin

Fresh Green Salad With Peaches & Tomatoes

Arian Shehu – Të lumtë goja, këngë e gëzime paç ngahera! Gëzuar Ditëlindjen, Mjeshtër i Madh i Polifonisë Gjirokastrite!