Tashmë është bërë zyrtar lajmi i firmosjes së portierit grek te Luftëtari, lajm të cilin “Panorama Sport” e zbuloi ekskluzivisht disa ditë më parë.
Ai ka firmosur në ambientet e klubit, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti i klubit, Harallamb Tavo.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Kristos Athanasopulos, me të cilin është arritur marrëveshja që disa ditë më parë. Transferimi i Athanasopulos te Luftëtari ka bërë jehonë edhe në mediat greke.
Në të kaluarën portieri ka qenë pjesë e Kalitheas, Iraklisit, Panahaikisë dhe Panegaliosit. Ardhja e tij shton konkurrencën te Luftëtari, teksa në pjesën e parë të sezonit titullar ka qenë Shkëlzen Ruçi.