. “Një tmerr i vërtetë”/ Xhaxhai i të plagosurës në Greqi: Me fat që është gjallë
CNA
Krenar Kulla, xhaxhai i shqiptares Olta Kulla të plagosur gjatë aksidentit të trenave në Greqi, ka zbuluar për “Euronews Albania” gjendjen shëndetësore të mbesës së tij.
Kulla the se mbesa ka thyer krahun dhe ka shembje në të gjithë trupin. Ai shtoi se janë me fat që është gjallë me atë që kanë parë në vendngjarje.
Duke u ndalur te deklarimet e mbesës, ai e cilësoi ngjarjen si një tmerr të vërtetë.
“Goca gjatë udhëtimit të saj nga Athina në Selanik ishte në komunikim të vazhdueshëm me të ëmën, në një moment komunikimi u ndërpre dhe ajo nuk u përgjigjej më thirrjeve.
Filluam të bënim telefonata të tjera dhe morëm vesh se kishte ndodhur aksidenti dhe u nisëm për në Larisa.
Gjatë rrugës na dërgoi një mesazh zanor nga një mjeke që tha thjesht jam gjallë”, raporton “Euronews Albania”.
Erdhëm këtu dhe pamë gjendjen që ishte. Vajza është në gjendje të mirë, por ka goditje dhe shembje të ndryshme në pjesë të ndryshme të trupit. Ka thyerje të krahut, i cili bë me sukses dhe me sa na panë sytë jemi me fat.
U mundova të mos ia rikujtoja, por nga sa më tha ishte një tmerr i vërtetë. Filloi të qante përsëri dhe nuk doja kurrsesi ta pyesja për detaje”, tha xhaxhai.