Ne ato pak dite te qendrimit tim ne Gjirokaster te parin qe takova ishte miku im Maksi Cani .
Maksi eshte personifikimi i gjalle i shprehjes popullore ” Με mire nje mik se nje ciflik”.Dhe njerez qe te jene personifikim i kesaj shprehjeje sot jane te pakte.
Maksi Cani ka vetem shoke e miq te shperndare ne Gjirokaster e jashte saj. Dhe ne kete drejtim Maksi eshte unikal.
Ketu nuk do te shkruaj per tiparet qe e bejne Maksin unikal ne kete drejtim ,por do te shkruaj per dicka tjeter qe perseri e ben ate unikal.
Ka mbi 45 vjet qe sherben ne Repartin Zjarrfikes.E filloi sherbimin ne kete repart qe ne vitet 70 gjate sherbimit ushtarak dhe e vazhdon akoma edhe sot.
Dikush mund te thote se ka shume qe punojne mbi 45 vjet. Dakort .Por Maksi ka mbi 45 vjet qe sherben aty ne vijen e pare ne lufte me flaket ,duke u kacavjere edhe tani ne moshen 60 e ca vjecare ne germadhat e shtepive qe digjen e qe rrezohen etj te kesaj natyre.
Jam i bindur se jo vetem ne Shqiperi,por edhe ne bote nuk ka rast te tille.Prandaj edhe ketu Maksi Cani eshte unikal.
Dhe Maksi nuk eshte ne krye per shuarjen e zjarrit,per te shpetuar njerez e pasurine e tyre me muskujt e tij ,por dhe me mendjen e tij,me udhezimet qe jep,me keshillat qe jep.
Por Maksi Cani eshte unikal edhe ne dicka tjeter : kur ne vitin famekeq 1997 shume e kishin braktisur detyren ,shume te tjere vidhnin e vrisnin , Maksi ne krye te detyres u qellua me dy plumba nga kriminelet ,shenjat e te cilave i ka ne trup si deshmi e heroizmit te tij.
Mund te shkruaj shume akoma…
Por dua te theksoj se ketij nderimi e respekti qe kane njerezit per Maksin duhet ti pergjigjet edhe qendrimi i auroriteteve vendore e qendrore. Mire bejne qe nderojne ndonje te huaj qe vjen ne qytetin tone e thote nje fjale,ose ndonje vendas qe organizon nje koncert etj,por nuk duhen harruar njerezit si Maksi,madheshtore por te thjeshte.
Duke perfunduar te uroj shendet e mbaresi miku im! Te jesh perhere i gezuar e i lumtur me familjen tende ,te afermit ,shoket e miqte e tu! Qyteti ,njerezit,shoqeria kane nevoje per njerez si ti ,ashtu si dje edhe sot edhe ne te ardhmen.