in

Koronavirusi prek Amerikën – Ja si e Përjeton Gjirokastriti Elton Guri që banon në Virginia

Nderkohe qe Koronavirusi ka pushtuar gjithe boten, Shqiptaret ndihen te shqetesuar jo vetem ne Shqiperi por kudo ku ndodhen. Ne nje bashkebisedim me FB informacioni me aktual na vjen nga miku yne nga Gjirokastra Elton Guri, tani me banim ne Virginia te Amerikes.

Ai thote se ka fluks ne dyqane për të pasur ushqime në rast se do ketë karantinim. Nuk ka ende përdorim maskash në mënyrë masive, Tek Tuk. Po shpërndahen udhëzime të higjenës në mënyrë që të ruajnë veten por edhe të tjerët, ka solidaritet…

Këtu ka pak raste. E kanë sjellë ata që kanë qënë nëpër anije turistike, rreth 60 raste në këtë zonë që quhet DMV, qe eshte rrethi midis Washington Dc Maryland dhe Virginia. Kurse zona më e prekur është shteti i Washington-it që ndodhet në krahun tjetër. Aty ka vdekje në një zonë të caktuar ku ka patur moshë te tretë në azil. U infektuan nga vizitorët qe ishin nëpër kruize. U mbyll shkolla…

Eltoni thote se masa me te rrepta pritet te jepen ne ditet ne vijim.

Per momentin vemi në punë, por na është kërkuar që të mos ketë më mbledhje në salla. Ato që janë më të nevojshme të bëhen nëpërmjet kanaleve të brendshme të komunikimit si skype ose webex. Porosite jane te rrimë 2 metra larg kur komunikojmë, te lajmë shpesh duart dhe të pastrojmë vendin e punës, te rrimë në shtepi nqs kemi simptoma të dyshimta.

Nje zgjidhje shume e mire qe mund te zbatohet eshte ajo e te punuarit nga shtepia nepermjet internetit. Na sugjerojne të punojmë nga shtepia nqs e shikojmë të arsyeshme ose te mundshme.

Kemi testuar lidhjen e kompjuterit të punës me rrjetin e kompanisë po nuk ka akoma një urdhër të prerë, ndersa merren masa në rast përshkallëzimi te situates. Shumë kolegë po e shfrytëzojnë këtë përparësi të teknologjisë dhe punuan nga shtepia të premten e djeshme.

Guvernatori ka shpallur gjëndjen e emergjencës, po nuk ka akoma urdhër për izolim, pasi rastet janë të ulta dhe nuk ka fatalitete. U mbyllen shkollat. Janë ndërprerë fluturimet me Europën për një muaj.

Dhe merak kemi për ju! – E mbyll Toni biseden tone me FB duke uruar qe gjithe njerezit e aferm ne Shqiperi te jene mire dhe te dalim nga kjo situate sa me shpejt si ne Shqiperi e kudo ne bote.

/gjirokastraonline

What do you think?

Written by admin

Ndahet nga Jeta Muhedin Makri, Mjeshtri i Madh i Gdhendjes se Gurit ne Qytetin e Gjirokastres

Florend Kalivopulli:Boksieri Shqiptar Krenar Zeneli Fiton Ndeshjen në Londër, Nesër Radha e Rexhildos, Vellait të Tij për të Fituar