Të gjithë kompjuterët e botës janë me probleme dhe do të duhen ndoshta vite të tëra për rregullimin e plotë të tyre.
Tri javë pasi ekspertët pikasën mangësi të mëdha në procesorët kompjuterikë, CNN citon Ellison Anne Williams, themeluesen e firmës së sigurisë “Enveil”, të pohojë se kjo është një lloj katastrofe.
Sipas saj ka probleme në memorien e çdo kompjuteri. Sa herë që nis e merresh me memorien, gjërat mund të marrin shumë shpejt për keq. Disa nga fashat rrezikojnë të bëjnë veprime të paparashikuara.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
“Do të duhet kohë për të parë sesi do të shkojë situata”, thotë Williams.
Një keqfunksionim pas rregullimeve të bëra nuk është befasues, nënvizon CNN. “Çështja – vazhdon ajo, – është masive dhe cënueshmëria kaq thellë e rrënjosur në bllokun që krijon kompjuterin, saqë vështirësitë duken të destinuara të vazhdojnë”.
Dy dobësitë e reja të zbuluara te procesorët modernë, truri i kompjuterëve dhe “smartphone”-t, Meltdown e Spectre, lejojnë vjedhjen e informacioneve nga memoria, e fakti që janë më të sofistikuar se të tjerët e bën riparimin e dëmit të tyre të vështirë.
Rreziku kryesor lidhet me ekspozimin e të dhënave thelbësore të ndjeshme, të tilla si fjalëkalimet e ruajtura në kompjuter, por edhe fotot personale, e-mail, mesazhe të menjëhershme dhe madje edhe dokumente kritike biznesi./topchannel
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)