in

Kapitalisti i Fabrikës së Lëkurëve, Athanas Papavangjeli, që mblidhte edhe vetë, pa turp, “kakat e qenve” për regjjen e lëkurëve!

Athanas Papavangjeli, kapitalisti i fabrikës së lëkurëve në Gjirokastër, nga viti 1923-1945, nderuar fabrika në ’33 në Panairin e Selanikut me titullin “Grand Pics”, mblidhte edhe vetë, pa turp, “kakat e qenve” për regjjen e lëkurëve.

 

Pas 1990, fabrika e lëkurë këpucës në qytetin tonë, në Gjirokastër, u privatizua. Pronari i vërtetë i saj, nga viti 1923 ishte Athanas Papavangjeli dhe djemtë, për të cilin në sistemin e kaluar eshte folur se “shfrytezonte punen me meditje te punetoreve”, po pa zënë në gojë edhe të mirat, fjala vjen, investimet dhe punësimet.

 

 

Ato nuk ishin pak per kohen. Fitonte ai hanin bukë dhe të tjeret. Në atë kohë emri i Papavangjelit me etiketimet e shumta, tingëllonte i largët në kohë edhe në lagjen Pazar i Vjetër ku para çlirimit vinte të takonte vajzën, “Talon e Mukës”, martuar me Nakon, djalin e Cile Mukës, qoftexhiut të famshëm të qytetit.

 

Tregojnë se dhe babai i saj, Papavangjeli edhe pse pronar fabrike, kur vinte ne lagje, nëse gjente “kaka të qenve” i mblidhte në një torbë leshi dhe i përdorte në fabrikë për rregjjen e lëkurëve. Në qytet, me grumbullimin e tyre merreshin edhe të medhenj e fëmijë që i paguante. Askush nuk skuqej e as kish turp, kur me këtë punë merrej vetë pronari i fabrikës.

 

 

Emri dhe puna e Athanas Papavangjelit, me origjinë nga Labova e Zhapës, u vlerësua pas vitit 1990. Në kujtim të tij, si industrialisti i parë i përpunimt të lëkurëve në qytetin tonë nga viti 1923 deri ne 1945, nderuar fabrika në vitin 1933 në Panairin e Selanikut me titullin “Grand Pics” -me emrin “Athanas Papvangjeli dhe Djemte, Fabrikë moderne lëkurësh, Gjinokaster 1923”, një nga rrugët në Varosh nga “Vila Papavangjeli” e në vazhdim mban tani emrin “Rruga Papavangjeli”.

 

 

What do you think?

Written by admin

Akrobati Ekuilibrist Ali Xhixha! Mbi tel në Kalanë e Gjirokastrës therrte një dash! Me biçikletë luante shfaqjen “Romeo e Zhuljeta”

Speca të mbushura – ashtu siç vetëm gjyshet dinë t’i bëjnë, e që i kanë zili nuset e reja!