in

Kampionati kombetar Body Building ne Gjirokaster

Kampionati kombetar Body Building, fitness natyral, organizuar ne Gjirokaster, ne edicionin e tij te 7-te, nga shoqata INVA ALBANIA, me drejtues sportistin e njohur pasionant Nikollaq Muco, veprimtari e cila ndihmon dukshem zhvillimin e natyrshem te formes se muskujve, u ndoq me shume kureshtje e vemendje nga ndjekesit e shumte, e vecanerisht nga moshat e reja.- shkruan Stefan Arseni.

Te 20-te sportistet qe erdhen nga disa qytete te vendit, si Tirana, Vlora, Elbasani, Berati, Tepelena, Permeti dhe Gjirokastra, kishin kohe qe pergatiteshin per te ardhur ne kete kampionat te nje natyre shume te vecante, i cili ka per qellim perhapjen e ketij sporti ne mase tek te rinjte, te rejat, por dhe ne mosha te tjera si nje menyre jo vetem per kalitjen e organizmit, por dhe largimin nga substancat stimuluese, te cilat demtojne maksimalisht shendetin e sportisteve.

Kjo veprimtari sportive eshte nje model jo vetem per ata te rinj qe gezojne shendet te plote, por dhe per ata persona me aftesi te kufizuara, duke ndikuar dukshem ne permiresimin e imazhit te vendit tone ne qendrimin dhe vleresimin e kesaj pjese te shoqerise.

Pjesemarres ne disa veprimtari te rangut boteror te zhvilluara ne Kaliforni, San Francisko, Las Vegas, Los Anxhelos, sportisti Nikollaq Muco, eshte nderuar me medalje ari, argjendi dhe bronxi. Ai me energjite dhe vullnetin e pakthyeshem, e ka nje pikesynim, ta ktheje kete sport ne nje tradite te re, te bukur, qe i shkon aq shume ketij qyteti.

What do you think?

Written by admin

Byreqet e Korçes dhe Gjirokastres po te tjeret si i bejne?

Flamur Golemi merr mandatin e dyte ne krye te Bashkise te qytetit te Gjirokastres